dy shqiptare kandidate per gjykaten evropiane ne strasburg 68f3ce569c5e5

Dy shqiptarë kandidatë për Gjykatën Evropiane në Strasburg

October 18, 2025
1 minut lexim

Shkup, 18 tetor – Kandidatët që kanë konkurruar për gjykatës në Strasburg do të intervistohen të hënën më 20 tetor dhe intervista e tyre do të zhvillohet në gjuhën angleze dhe frenge.

Komisioni për zgjedhje të kandidatëve të Maqedonisë së Veriut për gjykatës në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg intervistimiet do t’i kryej në hapësirat e Gjykatës Kushtetuese në Shkup.

Në mesin e kandidatëve që janë thirrur për intervistim janë ish gjykatës dhe gjykatës aktual, profesorë universitarë dhe avokatë. Ndërsa prej tyre janë edhe dy shqiptarë. Bëhet fjalë për 11 kandidatët: Kandidatët që do të thirren për intervistë janë: Ola Ristova, Toni Menkinoski, Natasha Gaber, Jordan Apostolski, Aleksandar Dashteski, Ali Aliu, Ilir Iseni, Jelena Ristiq, Sasho Georgievski, Natasha Boshkova dhe Ana Dangova Hug.

Komisioni për Zgjedhjen e Kandidatëve të RMV-së në Gjykatën e Strasburgut

“Për shkak të rritjes së transparencës në procesin për zgjedhje të kandidatëve për gjykatës në Strasburg, Komisioni vendosi që intervistimi të realizohet para vëzhguesve të pavarur. Janë thirrur përfaqësues nga organizata joqeveritare ‘Koalicioni të gjithë për gjykime të drejta’ dhe Shoqata e Juristëve të Rinj të Maqedonisë”.

Komisioni për përzgjedhjen e kandidatit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për gjykatës në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg në seancën e dytë që u mbajt më 8 tetor përcaktoi listën e kandidatëve që do të ftohen në intervistë.

Mandati nëntëvjeçar i gjykatësit aktual të Maqedonisë së Veriut Jovan Ilievskit, do të përfundojë në shkurt të vitit 2026. (Shenja.tv)

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mijera familje ne gaza perballen me veshtiresi te deshperuar ne tenda te ngushta pergjate bregdetit 68f3c7337b115
Lajmi i mëparshëm

Mijëra familje në Gaza përballen me vështirësi të dëshpëruar në tenda të ngushta përgjatë bregdetit

greva e minatoreve te spacit gjekmarkaj qeveria te reagoje askush seshte mbi ligjin 68f3d0570fa66
Lajmi i radhës

Greva e minatorëve të Spaçit, Gjekmarkaj: Qeveria të reagojë, askush s’është mbi ligjin

Të fundit nga

Moti sot në Maqedoni

2 Shkup, 6 dhjetor – Sot vendi do të jetë nën ndikimin e motit të vranët në të gjithë territorin, i shoqëruar me reshje shiu. Sipas paralajmërimeve të Meteorologjisë (UHMK), reshjet do
ShkoLartë