dy persona arrestohen ne kosoves njeri shtetas nga serbia kanosi policin 6a928ef481185

Dy persona arrestohen në Kosovës, njëri shtetas nga Serbia – kanosi policin

August 29, 2026
1 minut lexim

Dy persona janë arrestuar të premten në dy raste të ndara në veri të vendit, ka njoftuar Policia e Kosovës përmes raportit të 24 orësh.

Në Mitrovicën e Veriut, dje është arrestuar një shtetas i Serbisë. Ai dyshohet se kishte falsifikuar një letërnjoftim serb.

“Mitrovicë Veri 28.08.2026 – 14:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë, pasi që dyshohet se kishte falsifikuar letërnjoftimin e Serbisë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Në një rast tjetër, rreth orës pesëmbëdhjetë e pesëdhjetë minuta, në pikën kufitare në Jarinjë, është arrestuar një shtetas i Kosovës. Sipas policisë, ai kishte kanosur një zyrtar policor, derisa ky i fundit kryente detyrën zyrtare.

“PKK Jarinje 28.08.2026 – 15:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte kanosur zyrtarin policor, i cili ishte në kryer të detyrës zyrtare”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit, të anketuarit janë dërguar në mbajtje.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

lsdm ministri stoilkovic e glorifikon mlladiqin si gjeneralin e tij mickoski te flas se a eshte ky qendrim i qeverise 6a9207ee871be
Lajmi i mëparshëm

LSDM: Ministri Stoilkoviç e glorifikon Mlladiqin si “gjeneralin e tij”, Mickoski të flas se a është ky qëndrim i Qeverisë

ministria e mbrojtjes jep perditesimet mbi zjarret 5 aktive ne tirane dhe diber ne terren 481 forca 6a928f6fbf321
Lajmi i radhës

Ministria e Mbrojtjes jep përditësimet mbi zjarret: 5 aktive në Tiranë dhe Dibër, në terren 481 forca

Të fundit nga

ShkoLartë