dy mashtrime brenda nje dite ne negotine pensionistet mbeten pa 7 000 euro 699983e67f22e

Dy mashtrime brenda një dite në Negotinë, pensionistët mbeten pa 7.000 euro

February 21, 2026
1 minut lexim

Në dy mashtrime të realizuara me sukses brenda së njëjtës ditë në Negotinë, dy banorë të moshuar të qytetit, një burrë dhe një grua, kanë mbetur pa gjithsej 7.000 euro, njofton policia.

Në rastin e parë, një 76-vjeçar nga Negotina i ka dhënë 4.000 euro një personi të panjohur, i cili ia ka kërkuar paratë me një arsyetim banal.

“Më 19.02.2026 në ora 12:30 në SPB Negotinë, një 76-vjeçar nga Negotina ka raportuar se është mashtruar nga një person për shumën prej 4.000 euro. Sipas denoncimit, personi i ka kërkuar të dëmtuarit t’i japë 4.000 euro për t’ia treguar një personi tjetër, të cilin e ka prezantuar si shtetas të huaj, me qëllim që t’i dëshmojë se euroja është valutë e vlefshme në vend. Siç është raportuar, ai ia ka dhënë paratë, ndërsa personi i ka lënë një çantë me dry që ta ruajë si dëshmi se do të kthehet. Pasi e ka hapur çantën, i dëmtuari ka kuptuar se është mashtruar”, bëjnë të ditur nga MPB.

Në mashtrimin e dytë është përdorur skema e njohur ku një mjek i rremë kërkon para për një operacion të supozuar të një familjari të viktimës.

“Më 19.02.2026 në ora 17:15 në SPB Negotinë, një 81-vjeçare nga Negotina ka raportuar se është mashtruar nga një person për shumën prej 3.000 euro. Sipas denoncimit, personi e ka kontaktuar me telefon, është prezantuar si mjek dhe i ka thënë se vajza e saj ndodhet në spital me thyerje dhe duhet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale, për çka duhej të paguante. Siç është raportuar, ajo i ka lënë paratë në vendin e marrëveshur, ndërsa më vonë ka kuptuar se është mashtruar”, thuhet në buletinin policor.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

124 vjet nga vrasja e atdhetarit haxhi zeka 69995c87765be
Lajmi i mëparshëm

​124 vjet nga vrasja e atdhetarit Haxhi Zeka

eric dane regjistroi fjalet e tij te fundit drejtuar vajzave te tij para vdekjes naten e mire ju dua 69998c770c194
Lajmi i radhës

Eric Dane regjistroi fjalët e tij të fundit drejtuar vajzave të tij para vdekjes: Natën e mirë, ju dua

Të fundit nga

ShkoLartë