dy kilometrat e bllaces rrezik per shoferet segment pa dalje pa sinjalizim 69b09db99b086

Dy kilometrat e Bllacës rrezik për shoferët, segment pa dalje, pa sinjalizim

March 11, 2026
1 minut lexim

Nga mungesa e sinjaleve të rrugës një veturë mbrëmë ra nga autostrada në Bllacë në segmentin e 2 kilometrave që nuk të çojnë askund.

Gjithçka ndodh kur sapo e kalon pikën kufitare, rruga që të çon drejt Shkupit ndahet në dy segmente, por kjo rrugë në të majtë në fakt nuk ka asnjë dalje. Por për këtë nuk ka asnjë shenjë sinjalizuese as në fillim, e as në mes të saj kur ka një ndarje tjetër të rrugëve.

Si pasojë, makinat futen këtu dhe shkojnë deri në fund, ku i pret një pirg dheu dhe gurësh. Pastaj janë të detyruara të kthehen para, por disa edhe e kanë pësuar, si rasti i mbrëmshëm kur një makinë përfundoi prapa pirgut të dheut duke rënë poshtë.

“Kjo është pika ku mbyllen këto 2 kilometrat, këtu pranë meje shihen disa pjesë të veturave, një retrovizor i thyer dhe më andej ishin disa shenja ku veturat kanë tentuar të frenojnë, pasi që këtu nuk ka dalje dhe mund të bien në humnerë”, raporton gazetarja e TV21, Fazile Halili.

Pas ngjarjes së mbrëmshme për të cilën mësoi TV21, tani e vetmja shenjë paralajmëruese se rruga nuk ka fund, por mund të përfundosh poshtë, janë këto objekte të gjetura aty pranë që i kishin vendosur qytetarët.
Se pse nuk ka shenja të vendosura, kërkuam përgjigje nga NP “Rrugët Shtetërore”, por deri në këtë edicion të lajmeve nuk u përgjigjën.

Ndryshe, punimet për këtë autostradë pritej të fillonin gjatë festave të fundvitit, por zëvendësministrja e transportit tha se ka mbaruar procedura e tenderimit dhe se po pritet përgjigje nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për një pjesë të kredisë. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

ish presidenti rus agresioni i armatosur kunder iranit eshte sulm frikacak 69b097dd9c968
Lajmi i mëparshëm

Ish-Presidenti rus: Agresioni i armatosur kundër Iranit është sulm frikacak

babai i saj eshte ne burg deklarata e bujshme e rogertit selin shperthen ndaj banorit 69b09f99aaca6
Lajmi i radhës

“Babai i saj është në burg”/ Deklarata e bujshme e Rogertit, Selin ‘shpërthen’ ndaj banorit

Të fundit nga

Hezbollah dëmton një stacion satelitor izraelit

Një raketë e lëshuar nga Libani goditi një stacion satelitor thellë brenda territorit të Izraelit, raportuan sot mediat izraelite. Televizioni “N12” publikoi pamje dramatike nga një kamerë makine që tregojnë momentin e

Vardari – Shkëndija në javën e fundit

Në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë kanë përfunduar dy raundet e para të sezonit, dhe orari për raundin e tretë u formua sipas vendosjes së ekipeve në tabelë. Sipas sistemit
ShkoLartë