dy grupkapitujt e fundit te be se shqiperia konference nderqeveritare ne vjeshte 68a2135d8d288

Dy grupkapitujt e fundit të BE-së/ Shqipëria, konferencë ndërqeveritare në vjeshtë

August 17, 2025
1 minut lexim

Shqipërisë i kanë mbetur edhe dy grupkapituj për të hapur, si pjesë e procesit të integrimit në Bashkimin Europian.

Në një intervistë televizive, zëvendësministri i Ekonomisë Enkelejd Musabelliu u shpreh se në vjeshtë, vendi do të bëhet gati për një konferencë të përbashkët ndërqeveritare për të hapur zyrtarisht negociatat.

Musabelliu shtoi se pjesë e rëndësishme e këtyre grupkapitujve është përafrimi i legjislacionit, që pritet të kalojë më lehtë si ndryshim për qytetarët dhe bizneset.

“Për dy grupkapitujt e mbetur, Shqipëria ka marrë një ftesë për të paraqitur pozicion e saj dhe në vjeshtë parashikohet edhe organizimi i konferencës së përbashkët ndërqeveritare mes Komisionit Evropian dhe Shqipërisë për të hapur zyrtarisht negociatat edhe këta këto dy grupkapituj.

Të bëhemi gati që aksesi në këtë treg prej 450 milionë konsumatorësh ta shfrytëzojmë në mënyrë maksimale për të marrë më të mirën. Edhe ndryshimi që do ndodhi me përafrimin e plotë të legjislacionit nuk do të jetë aq drastik sa të kthehet në pengesë për biznese të caktuara.

Edhe transpozimi i këtij legjislacioni nuk është i pamundur, aq më tepër me vullnetin e madh politik që kanë të dyja palët, të gjithë bashkë duhet të përgatitemi si shoqëri që të marrim më të mirën e mundshme me anëtarësimin në BE”,-tha Musabelliu.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

memishi sopi i reagoi bdi se pasi kerkuan shkarkimin e tij 68a209eeef6ee
Lajmi i mëparshëm

Memishi-Sopi i reagoi BDI-së pasi kërkuan shkarkimin e tij

hansi flick mes kritikave dhe kerkeses per perfeksion te barcelona 68a213b464f1f
Lajmi i radhës

Hansi Flick, mes kritikave dhe kërkesës për perfeksion te Barcelona

Të fundit nga

Si e “humbi” Trump Indinë?

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse indianët do t’i drejtohen Narendra Modit me pyetjen “kush e humbi Amerikën”,
ShkoLartë