dy dite para zgjedhjeve vazhdojne braktisjet nga bdi ne saraj aktiviste nga sfillarja e poshtme i bashkohen muhamet elmazit 68f15c7a33af5

Dy ditë para zgjedhjeve, vazhdojnë braktisjet nga BDI në Saraj, aktivistë nga Sfillarja e Poshtme i bashkohen Muhamet Elmazit

October 16, 2025
1 minut lexim

Vetëm dy ditë para zgjedhjeve lokale, në komunën e Sarajit po vazhdon rritja e përkrahjes për kandidatin e koalicionit VLEN, Muhamet Elmazi. Aktivistë të BDI-së nga Sfillarja e Poshtme kanë vendosur t’i bashkohen rrugëtimit të tij politik, duke i dhënë mbështetje të hapur në përpjekjen për ndryshim.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Elmazi përmes një statusi publik, ku ka theksuar se çdo bashkim i tillë e forcon edhe më shumë fitoren që po vjen.

Ky nuk është rasti i vetëm i largimeve nga BDI në ditët e fundit të fushatës. Edhe më herët, figura dhe aktivistë lokalë kanë shprehur hapur mbështetjen për VLEN-in dhe për kandidaturën e Muhamet Elmazit, duke sinjalizuar një frymë të re politike në Saraj.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rastesi e cuditshme apo jo te gjitha ish grate e tom cruise ishin 33 vjec kur u divorcuan 68f152f290d1b
Lajmi i mëparshëm

Rastësi e çuditshme apo jo? Të gjitha ish-gratë e Tom Cruise ishin 33 vjeç kur u divorcuan

ali ahmeti nga tetova eshte koha per ndryshim te kushtetutes ti themi po evropes 68f1639525580
Lajmi i radhës

Ali Ahmeti nga Tetova: Është koha për ndryshim të Kushtetutës – t’i themi PO Evropës

Të fundit nga

ShkoLartë