dy dite para zgjedhjeve kjo eshte agjenda e partive sot 68e8b822b5a2b

Dy ditë para zgjedhjeve, kjo është agjenda e partive sot

October 10, 2025
1 minut lexim

Të dielën do të mbahen zgjedhjet lokale në Kosovë. Partitë politike po vazhdojnë fushatën për zgjedhjet lokale edhe sot, duke mbajtur tubime dhe takime me qytetarë për të shpalosur planprogramet për qeverisjen katërvjeçare në komuna.

Për zgjedhjet komunale të 12 tetorit, janë të certifikuara 93 subjekte politike, prej të cilave 32 parti politike, 2 koalicione, 32 iniciativa qytetare dhe 27 kandidatë të pavarur. Numri i përgjithshëm i kandidatëve, që përfaqësojnë këto subjekte politike, është: 5,626 kandidatë, prej të cilëve 206 kandidatë për kryetarë të komunave dhe 5 mijë 420 për anëtarë të Kuvendeve Komunale.

Sipas njoftimit të subjekteve politike, kjo është agjenda e partive politike për ditën e sotme:

LVV- Agjenda e aktiviteteve të datës 10 tetor 2025;

16:00 – Tubim në Pejë, restaurant “Koha 3”.

Merr pjesë kryeministri, Albin Kurti.

17:50 – Tubim në Deçan, Pallati i Kultures ” Jusuf Gervalla”.

Merr pjesë Kryeministri, Albin Kurti.

18:30 – Tubim në Gjakovë, Pallati i Kultures “Asim Vokshi”.

Merr pjesë kryeministri, Albin Kurti.

20:20 – Tubim në Prizren, Sheshi Shatërvan.

Merr pjesë kryeministri, Albin Kurti.

AAK – Agjenda mediale

17:00- Tubim në restaurant “Gjeravica” Junik;

18:00- Tubim në Palestrën e Qytetit, Deçan.

Agjenda mediale e Partisë Demokratike të Kosovës për ditën e premte, 10 tetor 2025

1. Partia Demokratike e Kosovës mban tubim zgjedhor me qytetarët e Komunës së Mitrovicës. I pranishëm do të jetë edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

Vendi: Palestra “Minatori”

Koha: 17:30

2. Partia Demokratike e Kosovës mban tubim zgjedhor me qytetarët e Komunës së Prishtinës. I pranishëm do të jetë edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi

Vendi: Sheshi “Skënderbeu”

Koha: 19:00

3. Partia Demokratike e Kosovës mban tubim zgjedhor me qytetarët e Komunës së Drenasit. I pranishëm do të jetë edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

Vendi: Palestra “Hysni Jetullahu”

Koha: 20:00

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ndeshja serbi shqiperi nen masa te rrepta sigurie 68e8b8137a732
Lajmi i mëparshëm

​Ndeshja Serbi – Shqipëri nën masa të rrepta sigurie

i denuar me 19 vite burg per vjedhje me arme ekstradohet nga greqia 39 vjecari shqiptar 68e8b8d0aafa7
Lajmi i radhës

I dënuar me 19 vite burg për vjedhje me armë, ekstradohet nga Greqia 39-vjeçari shqiptar

Të fundit nga

ShkoLartë