dy deputete te ps i thone jo hartes se re territoriale brace dhe sinaj votuan kunder shkrirjes se 15 bashkive 6ac3731023a1b

Dy deputetë të PS i thonë jo hartës së re territoriale, Braçe dhe Sinaj votuan kundër shkrirjes së 15 bashkive

October 5, 2026
1 minut lexim

Dy deputetë të Partisë Socialiste, Erion Braçe dhe Vullnet Sinaj, kanë dalë kundër propozimit për reformën e re territoriale me 46 bashki.

Burime për gazetaren e Euronews, Eksiola Shehu, bëjnë me dije se në mbledhjen e grupit parlamentar socialist në fillim të kësaj jave, dy deputetët kanë shfaqur rezerva për propozimin për bashkimin e 15 bashkive.

Në fund të mbledhjes së grupit parlamentar socialist, drafti për hartën e re territoriale është hedhur në votim, ndërsa Braçe dhe Sinaj kanë votuar kundër.

“Më bën të shkoj drejt votës kundër”, mësohet të ketë thënë, ndër të tjera, Erion Braçe gjatë mbledhjes.

Propozimi i Partisë Socialiste parashikon uljen e numrit të bashkive nga 61 në 46, përmes shkrirjes së 15 bashkive.

Për miratimin e reformës territoriale në Kuvend nevojiten 84 vota. Nëse qëndrimi i dy deputetëve socialistë nuk ndryshon, kjo mund të ndikojë në numrin e votave të nevojshme për miratimin e ndarjes së re territoriale.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

protestuesit mbeten para kuvendit pas votimit 6ac37293c6367
Lajmi i mëparshëm

Protestuesit mbeten para Kuvendit pas votimit

shba ja percjell rastin e dyshuar te murtajes ne rusi 6ac3737497e9c
Lajmi i radhës

SHBA-ja përcjell rastin e dyshuar të murtajës në Rusi

Të fundit nga

ShkoLartë