dy anetare te gardes kombetare qellohen me arme zjarri ne uashington 692774a4d7eee

​Dy anëtarë të Gardës Kombëtare qëllohen me armë zjarri në Uashington

November 26, 2025
1 minut lexim

Dy anëtarë të Gardës Kombëtare u qëlluan sonte me armë zjarri në Uashington.

Lajmi u bë i ditur nga sekretarja e Sigurisë Kombëtare Kristi Noem në një postim në X, raporton KosovaPress.

“Ju lutem bashkohuni me mua në lutje për dy anëtarët e Gardës Kombëtare që u qëlluan pak çaste më parë në Uashington,” shkroi ajo.

Ajo tha se Departamenti i Sigurisë Kombëtare po punon me forcat lokale të ligjit për të mbledhur më shumë informacion. Veçmas, Departamenti i Policisë së DC tha se një i dyshuar ishte në paraburgim.

“MPD është në vendin e ngjarjes së të shtënave në Rrugën 17 dhe I, NW. Ju lutem shmangni zonën,” tha ajo, duke shtuar se vendi i ngjarjes është i siguruar.

Gjendja e anëtarëve të Gardës Kombëtare që u qëlluan me armë zjarri nuk është bërë ende e ditur.

Sekretarja e shtypit Karoline Leavitt tha në një deklaratë se presidenti Donald Trump është informuar për rastin dhe se Shtëpia e Bardhë po monitoron në mënyrë aktive situatën.

Trupat e Gardës Kombëtare nga shtete të shumta federale amerikane kanë qenë në Uashington për muaj të tërë, si pjesë e goditjes kundër krimit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

pse superhena e dhjetorit do te jete e fundit per nje kohe te gjate 6927744e523bb
Lajmi i mëparshëm

Pse Superhëna e dhjetorit do të jetë e fundit për një kohë të gjatë

putini duhet ta telefonoje trumpin perpara se te takohet me zelenskyn zbulohet telefonata e witkoff si i terhoqi vemendjen kremlinit 6927764c3fcea
Lajmi i radhës

“Putini duhet ta telefonojë Trumpin përpara se të takohet me Zelenskyn”/ Zbulohet telefonata e Witkoff, si i tërhoqi vëmendjen Kremlinit

Të fundit nga

Regjistrohet edhe një tërmet në Maqedoni

Një tërmet është ndjerë mbrëmjen e sotme në ora 20:08 në pjesët juglindore të vendit, njoftojnë nga Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Matematikore në Shkup. Sipas të dhënave, epiqendra

Regjistrohet tërmet në Maqedoni

Një tërmet me intensitet prej III gradësh sipas Shkallës Evropiane të Makroseizmikës është ndjerë sonte në orën 20:08 në pjesët juglindore të Maqedonisë së Veriut, njoftojnë nga Observatori Sizmologjik në Fakultetin e

​Mustafa-LDK: Jo zgjedhje veç pse VV do…

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka reaguar pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për dekretin e Vjosa Osmanit. “Vendi nuk duhet të shkoj në zgjedhje veq pse një parti po do ta bëjë
ShkoLartë