dy alarme per bomba ne nje dite policia arreston 18 vjecarin e dyshuar 6afcb3d507214

Dy alarme për bomba në një ditë! Policia arreston 18-vjeçarin e dyshuar

November 17, 2026
1 minut lexim

Alarmet për bomba rikthehen në Gjimnazin e Tetovës! Vetëm gjatë ditës së sotme janë pranuar dy denoncime për mjete shpërthyese, duke detyruar evakuimin e nxënësve, profesorëve dhe stafit të shkollës. Policia ka kryer kontrollet në terren për të verifikuar rrezikun e mundshëm.

Ndërkohë, MPB njofton se ka arrestuar një 18-vjeçar nga fshati Radiovcë, i dyshuar për alarm të rremë për bombë në gjimnazin “Kiril Pejçinoviq”. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij është sekuestruar një telefon celular. Drejtori i shkollës, Jeton Kamberi, thekson se alarmet janë rikthyer pikërisht në të njëjtën datë kur kishin filluar edhe vitin e kaluar. Hetimet pritet të zbardhin të gjitha rrethanat e rastit dhe nëse i dyshuari lidhet edhe me dy alarmet e sotme./TV21

Burimi:TV21

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

charlize theron sfidon rregullat e modes 6afc99341d4c8
Lajmi i mëparshëm

Charlize Theron sfidon rregullat e modës

maqedonci ne takimin e nato s ne bruksel kosova ka trajnuar 146 ushtarake ukrainas dhe ka derguar dy pako mbeshtetjeje 6afcb4966b60e
Lajmi i radhës

Maqedonci në takimin e NATO-s në Bruksel: Kosova ka trajnuar 146 ushtarakë ukrainas dhe ka dërguar dy pako mbështetjeje

Të fundit nga

ShkoLartë