Dy aksidente janë regjistruar në Tiranë, ndërsa një 24-vjeçar është arrestuar dhe një 16-vjeçar është proceduar për drejtim të automjetit pa leje.
Sipas Policisë, 24-vjeçari, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka përplasur një 75-vjeçare, këmbësore. E moshuara ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë, një 16-vjeçar dyshohet se ka drejtuar automjetin pa leje dhe ka humbur kontrollin, duke u përplasur me murin e një banese. Edhe 16-vjeçari ndodhet në kujdesin e mjekëve. Për rastin e 16-vjeçarit, materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
“Tiranë/U arrestua një 24-vjeçar, pasi, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka përplasur një shtetase 75 vjeçe, këmbësore, e cila ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, pasi një 16-vjeçar, duke drejtuar automjetin, pa leje, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe, si pasojë, automjeti është përplasur me murin e një banese. 16-vjeçari ndodhet në kujdesin e mjekëve.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Burimi: botasot.info


