dy 70 vjecare perleshen fizikisht ne kumanove njeri perfundon ne spital 6a91430d3667f

Dy 70-vjeçarë përleshen fizikisht në Kumanovë, njëri përfundon në spital

August 28, 2026
1 minut lexim
polic 3

Një përleshje fizike mes dy burrave në të shtatëdhjetat ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në lagjen „Ajduçka Çeshma“ në Kumanovë, ndërsa njëri prej tyre ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në spital.

Sipas njoftimit të Sektorit për Punë të Brendshme në Kumanovë, më 26 gusht 2026, rreth orës 21:00, pas një debati verbal, ka nisur përleshja fizike mes C.K. (75) dhe B.P. (76), të dy nga Kumanova.

Policia ka reaguar rreth orës 22:45, duke e privuar nga liria 75-vjeçarin C.K., i cili dyshohet se ishte i përfshirë në përleshje.

Gjatë incidentit, B.P. (76) ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës.

Nga policia bëjnë të ditur se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj personit me iniciale C.K. do të parashtrohet kallëzim përkatës.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sam smith dhe i fejuari bejne paraqitjen e pare publike pas fejeses 6a913f1cdbbec
Lajmi i mëparshëm

Sam Smith dhe i fejuari bëjnë paraqitjen e parë publike pas fejesës

Të fundit nga

Ndahet nga jeta Mbreti i Norvegjisë Harald V

Mbreti Harald V i Norvegjisë ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare, pas disa ditësh trajtim në spital për një sëmundje të rrallë të gjakut. Pallati Mbretëror në Oslo njoftoi se mbreti ndërroi
ShkoLartë