dw me shume se 500 punonjes te zerit te amerikes do humbasin vendin e punes 68b48ea7a69d5

DW: Më shumë se 500 punonjës të Zërit të Amerikës do humbasin vendin e punës

August 31, 2025
min lexim

Më shumë se 500 punonjës në agjencinë që menaxhon Zërin e Amerikës dhe transmetues të tjerë ndërkombëtarë të financuar nga qeveria amerikane do të humbasin vendet e punës, njoftoi një zyrtar i administratës Trump.



Kari Lake, drejtoreshë ekzekutive në detyrë e Agjencisë Amerikane për Median Globale (USAGM), njoftoi shkurtime të mëtejshme të vendeve të punës në VOA në platformën e mediave sociale X.

“Agjencia Amerikane për Median Globale (USAGM) ka nisur atë që njihet si një reduktim i personelit (RIF) të një numri të madh të punonjësve të saj federalë me kohë të plotë”, shkroi Lake në X.

“Pres me padurim të ndërmarr hapa shtesë në muajt e ardhshëm për të përmirësuar funksionimin e një agjencie shumë të përkeqësuar dhe për të siguruar që Zëri i Amerikës të dëgjohet jashtë vendit, aty ku ka më shumë rëndësi.

” Ky veprim vjen pavarësisht se një gjyqtar federal e pengoi Lake të shkarkojë Michael Abramoëitz-in nga posti i drejtorit të VOA-s, duke thënë se shkarkimi i tij do të ishte “thjesht në kundërshtim me ligjin”.

Për më tepër, më herët këtë javë, gjyqtari i distriktit amerikan Royce Lamberth vendosi gjithashtu veçmas se administrata e Presidentit Donald Trumpnuk kishte demonstruar ende se po zbatonte aktgjykimet për të rifilluar punën në Zërin e Amerikës.

Me aktgjykimin e së hënës ai i dha administratës “një mundësi të fundit, pak para një procesi gjyqësor për mospërfillje të gjykatës”, për t’u bindur dhe urdhëroi që Lake të paraqitej deri më 15 shtator për një deklaratë nën betim para avokatëve të punonjësve të agjencisë.

Punonjësit e Zërit të Amerikës kanë paditur administratën për humbjen e vendeve të punës

Një grup punonjësish të agjencisë që kanë ngritur një padi për të bllokuar eliminimin e VOA-s e dënuan veprimin e fundit të Lake.

“Ne i konsiderojmë sulmet e vazhdueshme të Lake ndaj agjencisë sonë të neveritshme”, thanë ata në një deklaratë. “Ne presim me padurim dëshminë e saj për të mësuar nëse plani i saj për të shpërbërë Zërin e Amerikës është zbatuar me procesin rigoroz të shqyrtimit të kërkuar nga Kongresi”. Në janar, kur Trumpi u kthye në detyrë, ai urdhëroi ndalimin e fondeve federale dhe shkurtime fondesh te transmetuesi ndërkombëtar Zëri i Amerikës në minimumin e lejuar nga Kongresi.

Raundi i fundit i shkurtimeve nga puna, nga i cili preken 532 punonjës, synon të përmbushë udhëzimin e Trumpit për të “ndihmuar në uljen e burokracisë federale, përmirësimin e shërbimeve të agjencisë dhe për t’i kursyer popullit amerikan më shumë nga paratë e fituara me mund”, tha një nëpunës.

USAGM mbikëqyr gjashtë institucione që, së bashku me VOA-n, përfshijnë Radion Evropa e Lirë/Radio Liberty, Radion Azia e Lirë, Rrjetet e Transmetimeve të Lindjes së Mesme dhe Radio Martí.

Këto rrjete datojnë që nga Lufta e Ftohtë dhe janë pjesë e një rrjeti organizatash të financuara nga qeveria amerikane, qëllimi i të cilave është të zgjerohet ndikimi i SHBA dhe të luftohet autoritarizmi./DW

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

jude law portretizon vladimir putinin ne filmin qe tronditi festivalin e venecias magjistari i kremlinit hap siparin mes politikes dhe artit 68b48b8c99f3c
Lajmi i mëparshëm

Jude Law portretizon Vladimir Putinin në filmin që tronditi Festivalin e Venecias, ‘Magjistari i Kremlinit’ hap siparin mes politikës dhe artit

mbrojtja norvegjeze mbreteria e bashkuar dhe norvegjia nenshkruajne marreveshjen 68b48fc7b3c20
Lajmi i radhës

Mbrojtja norvegjeze, Mbretëria e Bashkuar dhe Norvegjia nënshkruajnë marrëveshjen

Të fundit nga

ShkoLartë