durresi i rezervuar nga turistet deri ne shtator 688e30b8ee7a4

Durrësi, i rezervuar nga turistët deri në shtator

August 2, 2025
1 minut lexim

Shqipëria  ndodhet në pikun e sezonit turistik, duke bërë që gushti të sjellë fluks turistësh në Durrës. Hotelet janë të ezaurura deri në shtator.

Operatorët turistikë thonë se pothuajse të gjitha hotelet përgjatë vijës bregdetare të Durrësit i kanë ezauruar kapacitetet e tyre.

“Muaji gusht ka filluar shumë mirë dhe parashikohet të jetë shumë i mirë, pasi kërkesa për rezervime është rritur goxha dhe hotelet parashikohen ë jenë full booked”, tha Blerim Norja, operator turistik.

Gushti po frekuentohet jo vetëm nga turistë nga vendet e Evropës e më gjerë, por edhe nga pushues nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, të cilët po zgjedhin gjithnjë e më shumë bregdetin e Durrësit për pushimet e tyre.

“Përveçse turistëve historikë që janë polakë, çekë, sllovakë. Kemi një risi që janë turistët anglezë dhe francezë që janë për herë të parë në Shqipëri. Kemi edhe turistët e diasporës që janë shtetas shqiptarë dhe kosovarë që jetojnë jashtë Shqipërisë”, tha ai.

Durrësi vijon të mbetet një nga destinacionet më të preferuara, si për pushuesit vendas, ashtu edhe për turistët e huaj.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rreth 30 mije udhetare kane kaluar ne vk qafe thane ne tre ditet e fundit 688e2758792cc
Lajmi i mëparshëm

Rreth 30 mijë udhëtarë kanë kaluar në VK “Qafë Thanë” në tre ditët e fundit

e ardhmja e sancho e paqarte 688e313070975
Lajmi i radhës

E ardhmja e Sancho e paqartë

Të fundit nga

ShkoLartë