durres tentoi te vriste me makine komshiun pranga 32 vjecarit 68a073ded4aee

Durrës/ Tentoi të vriste me makinë komshiun, pranga 32-vjeçarit

August 16, 2025
1 minut lexim

Tentoi të vriste me makinë komshiun e tij, vihet në pranga 32-vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, në DVP Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin B. Sh. banues në Sukth, Durrës, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.



“Në fshatin Perlat, Sukth, pas një konflikti për motive të dobëta (fyerje dhe ofendime), ky shtetas tentoi të vriste me automjetin që drejtonte, komshiun e tij, shtetasin L. D., 40 vjeç, banues në Sukth. Ky i fundit, si pasojë e goditjes me automjet, pësoi dëmtime  dhe u transportua në Spitalin Rajonal Durrës, ku po merr ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës dhe shërbimet e  Policisë Rrugore i kryen testin e alkoolit, ku rezultoi se ai drejtonte automjetin në gjendje të dehur, me masën 0.92 mg/l.Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

be kerkon takim trepalesh te jete dhe zelensky ne te gatshem te ndihmojme 68a070d294162
Lajmi i mëparshëm

BE kërkon takim trepalësh: Të jetë dhe Zelensky, ne të gatshëm të ndihmojmë!

hekuran krasniqi kemi artiste me cilesi por formimi i tyre duhet te jete me i mire 68a0772707662
Lajmi i radhës

Hekuran Krasniqi: Kemi artistë me cilësi, por formimi i tyre duhet të jetë më i mirë

Të fundit nga

Karton i kuq për Lindrit Kamberin në Zvicër

Futbollisti Lindrit Kamberi pati një mbrëmje të pafat në përballjen mes BSC Young Boys dhe FC Zurich në kampionatin zviceran. Young Boys triumfoi me rezultat bindës 3:0 ndaj Zurich-ut, ndërsa ndeshja u
ShkoLartë