durres plagosi rende me thike 70 vjecarin arrestohet nga policia autori 688880836f49c

Durrës/ Plagosi rëndë me thikë 70 vjeçarin, arrestohet nga policia autori

July 29, 2025
1 minut lexim

Plagosi rëndë me thikë një 70 vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta, pas ndërhyrjes së policisë vihet në pranga autori i dyshuar.



Sipas bluve të Durrësit, pas plagosjes autori u largua, por u kap disa minuta pas ndjekjes nga shërbimet e Komisariatit. Pasi u ndalua, autori kishte me vete mjetin prerës (thikë) me të cilin kreu plagosjen.

‘Si rezultat i ndërhyrjes profesionale, Policia arrestoi në flagrancë shtetasin A. Sh., 67 vjeç, banues në lagjen nr.11, Durrës.

Arrestimi i tij u bë pasi dje, në lagjen nr. 11, Durrës, në zonën e njohur si “Lulishtja”, pranë sheshit “Pranvera”, gjatë një konflikti për motive të dobëta dhe një debati verbal me fjalë fyese, ai goditi me mjet prerës (thikë) shtetasin F. T., 70 vjeç, banues në të njëjtën lagje, duke e plagosur rëndë. I dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës, në kujdesin e mjekëve. Në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua mjeti prerës (thikë) me të cilin u krye plagosja’, thuhet në njoftimin e policisë.

Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

perfundon afati per paraqitje elektronike per vendosje ne konvikte 68887edf38688
Lajmi i mëparshëm

Përfundon afati për paraqitje elektronike për vendosje në konvikte

pese menyra si uji i ftohte ju ndihmon ne shendet dhe bukuri 688883cb15e5c
Lajmi i radhës

Pesë mënyra si uji i ftohtë ju ndihmon në shëndet dhe bukuri

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë