durres dy shperthime me lende plasese raportohet per deme 6a9926f1a1c96

Durrës: Dy shpërthime me lëndë plasëse, raportohet për dëme

September 3, 2026
1 minut lexim

Dy raste të hedhjes së lëndëve plasëse janë regjistruar gjatë orëve të para të mëngjesit në Durrës. Nga shpërthimet janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Rasti i parë është regjistruar rreth orës 03:50, në lagjen nr. 11 të Durrësit. Sipas policisë, në derën e jashtme të një lokali në pronësi të shtetasit me inicialet G. K. është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse, raporton abcnews.

Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme të lehta materiale.

Rreth 40 minuta më vonë, në orën 04:30, një tjetër incident është regjistruar në zonën e Shkallnurit, në anë të rrugës Plepa–Ndroq.

Sipas të dhënave paraprake të policisë, një sasi lënde plasëse është hedhur në derën e garazhit të një automjeti, duke shkaktuar edhe në këtë rast vetëm dëme materiale.

Grupet hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë, kanë nisur punën për mbledhjen dhe administrimin e provave, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të dy ngjarjeve.

Autoritetet po punojnë gjithashtu për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dy shpërthimeve.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

e dhimbshme sot i jepet lamtumira e fundit laurent krasniqit 6a9926729b04e
Lajmi i mëparshëm

E dhimbshme: Sot i jepet lamtumira e fundit Laurent Krasniqit

holanda zhvendos miliarda euro ne ar nga shba ja drejt londres pergatitet per kriza 6a992752456d6
Lajmi i radhës

​Holanda zhvendos miliarda euro në ar nga SHBA-ja drejt Londrës, përgatitet për kriza

Të fundit nga

ShkoLartë