durres 36 vjecari i dehur dhe me kanabis ne makine tenton te korruptoje policine arrestohet ne flagrance 68cfe374501e5

Durrës/ 36-vjeçari i dehur dhe me kanabis në makinë tenton të korruptojë policinë, arrestohet në flagrancë

September 21, 2025
min lexim

Policia Rrugore e Durrësit ka goditur një tjetër rast të tentativës për mitëdhënie, duke vënë në pranga një 36-vjeçar që tentoi të korruptonte punonjësit e policisë për të shmangur testin e alkoolit dhe kontrollin e automjetit.

I dyshuari, i ndaluar gjatë një patrullimi rutinë, rezultoi se drejtonte automjetin nën efektin e alkoolit dhe dyshohet gjithashtu nën ndikimin e lëndëve narkotike. Gjatë kontrollit, ai u përpoq të fshihte një cigare me kanabis dhe ofroi 50 euro ryshfet ndaj efektivëve. Ky është rasti i 26-të i mitëdhënies së konstatuar dhe proceduar nga Policia Rrugore e Durrësit.

Njoftimi i policisë

Policia Rrugore e Durrësit godet një tjetër rast të tentativës për mitëdhënie. Shkon në 26 numri i drejtuesve të automjeteve të arrestuar e proceduar për mitëdhënie. Drejtonte automjetin nën efektin e alkoolit dhe dyshohet edhe nën efektin e lëndëve narkotike, dhe tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë për të shmangur testin e alkoolit dhe kontrollin e automjetit, pasi kishte me vete lëndë narkotike, vihet në pranga 36-vjeçari. Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Durrës, gjatë monitorimeve me objektiv identifikimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, kryesisht të drejtimit të automjetit nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, kanë ndaluar për t’u nënshtruar testit të alkoolit shtetasin A.M., i cili drejtonte automjetin tip BMW. Drejtuesi i automjetit, në momentin e dhënies së shenjës së ndalimit nga ana e punonjësve të Policisë Rrugore, ka hedhur nga dritarja një cigare me lëndë narkotike të dyshuar kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu, shtetasi A.M. ka tentuar të korruptojë punonjësit e policisë duke u ofruar atyre shumën prej 50 eurosh, me qëllim që të shmangte testin e alkoolit dhe të mos shoqërohej në ambientet e policisë për lëndën narkotike. Nga kryerja e testit të alkoolit rezultoi se ky shtetas drejtonte automjetin nën efektin e alkoolit dhe dyshohet edhe nën efektin e lëndëve narkotike. Në përfundim të veprimeve të kryera, në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.M., 36 vjeç, banues në Tiranë. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mickoski filloi ndertimi i shtepise per te moshuar ne komunen e zernovcit 68cfe212a65da
Lajmi i mëparshëm

Mickoski: Filloi ndërtimi i Shtëpisë për të moshuar në Komunën e Zërnovcit

shpati zekaj shkon ne repasazh ne kupen evropiane 68cfe3d33895a
Lajmi i radhës

Shpati Zekaj shkon në repasazh në Kupën Evropiane 

Të fundit nga

ShkoLartë