durmishi vegla te reja digjitale dhe inspektim me i forte per te mbrojtur puntoret 69133a113f17a

Durmishi: Vegla të reja digjitale dhe inspektim më i fortë për të mbrojtur puntorët

November 11, 2025
1 minut lexim

Shkup, 11 nëntor –  Nisja e projektit “Drejt mjedisit të sigurt dhe të shëndetshëm të punës në Maqedoninë e Veriut” është hap i rëndësishëm në promovimin e politikës kombëtare për sigurinë dhe shëndetin në punë, theksoi sot Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi në fjalën e tij në promovimin zyrtar të Projektit.

“Mbrojtja e shëndetit dhe jetës së punëtorëve është vlerë themelore dhe detyrim ligjor, por mbi të gjitha detyrë morale e të gjithëve. Me këtë projekt, fillojmë fazë të re në të cilën do të krijojmë një sistem modern, me strategji të qartë, vegla digjitale dhe inspektim më të fortë. Deri në vitin 2028, qëllimi ynë është që vendi të ketë kornizë të re, bashkëkohore të sigurisë dhe shëndetit në punë, në përputhje me standardet më të larta të ONP-së dhe BE-së. Parandalimi është investimi më i mirë – në njerëz, kompani dhe të ardhmen e ekonomisë”, porositi Durmishi.

Projekti synon uljen e numrit të lëndimeve dhe sëmundjeve profesionale në vendet e punës duke forcuar kornizën ligjore dhe rregullatore, modernizimin e sistemit të inspektimit të punës, vendosjen e sistemit kombëtar informatik për sigurinë dhe shëndetin në punë dhe përmirësimin e kapaciteteve kombëtare për menaxhimin dhe sigurimin e shërbimeve në këtë fushë.

“Bota e marrëdhënieve të punës po ndryshon – digjitalizimi i shpejtë, format e reja të punësimit dhe sfidat ekonomike kërkojnë sistem që parashikon, parandalon dhe mbron. Në këtë drejtim, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka vendosur sigurinë dhe shëndetin në punë si një nga prioritetet e politikave të punës. Ligji vetvetiu nuk mjafton – nevojiten institucione funksionale, inspektime dhe trajnime të vazhdueshme”, shtoi ministri.

Projekti, realizimi i të cilit do të zgjasë deri në tetor të vitit 2028, zbatohet me mbështetjen e Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ONP) dhe ndihmën financiare nga Bashkimi Evropian. Ministri Durmishi theksoi se duke punuar së bashku me Qeverinë, punëdhënësit, sindikatat dhe ekspertët, Maqedonia e Veriut do të krijojë mjedise më të sigurta dhe më të shëndetshme pune, ku siguria do të jetë themeli i zhvillimit ekonomik.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dolen per gjueti dhe nga pakujdesia vrau shokun e vet kallezim penal ndaj personit te dyshuar 691332f558858
Lajmi i mëparshëm

Dolën për gjueti dhe nga pakujdesia vrau shokun e vet, kallëzim penal ndaj personit të dyshuar

skandalet e ballukut arriten kulmin berisha mediat qeveritare anuluan me urdher emisionet per lubine 69133c18c0fbf
Lajmi i radhës

“Skandalet e Ballukut arritën kulmin”, Berisha: Mediat qeveritare anuluan me urdhër emisionet për Lubinë!

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë