durmishi dhe maksuti ne terren prioritet mbrotja e shendetit dhe dinjitetit te cdo punetori 688671a347243

Durmishi dhe Maksuti në terren: Prioritet, mbrotja e shëndetit dhe dinjitetit të çdo punëtori

July 27, 2025
1 minut lexim

Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi ka njoftuar se është takuar me drejtorin e Inspektoratit Shtetëror të Punës, Gani Maksuti, për të koordinuar veprimet në terren dhe për të garantuar që asnjë punëtor të mos mbetet i pambrojtur

“Në këto ditë me temperatura ekstreme, prioriteti ynë është një: të mbrojmë shëndetin dhe dinjitetin e çdo punëtori.

Dy ditë më parë u takova me drejtorin e Inspektoratit Shtetëror të Punës, Gani Maksuti, për të koordinuar veprimet në terren dhe për të garantuar që asnjë punëtor të mos mbetet i pambrojtur. Gjatë fundjavës, inspektorët ishin në terren në disa qytete të vendit, ku në shumicën e rasteve, masat po respektohen, çka tregon përgjegjësi nga ana e punëdhënësve.

Në Shkup u mor masa e ndalimit të punës ndaj një subjekti që nuk kishte respektuar rekomandimet. Drejtori Maksuti realizoi inspektime në Shkup, Veles dhe Kumanovë, ndërsa ekipet inspektuese ishin aktive edhe në Tetovë dhe Gostivar. Kontrollet do të vazhdojnë ndërsa qëllimi ynë është i qartë: të mbrojmë shëndetin dhe sigurinë e çdo punëtori”, ka shkruar ministri Durmishi.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kengetarja dhe reperi shqiptar behen prinder per here te pare 68866d6a18447
Lajmi i mëparshëm

Këngëtarja dhe reperi shqiptar bëhen prindër për herë të parë

u fut te lahej ne det dhe nuk doli me vijojne kerkimet per trupin e 57 vjecarit portugez ne sarande 6886802a15ea7
Lajmi i radhës

U fut të lahej në det dhe nuk doli më/ Vijojnë kërkimet për trupin e 57-vjeçarit portugez në Sarandë

Të fundit nga

ShkoLartë