dumani per patronazhimin bejeni ne kuvend veper penale pastaj vepron spak 68ffec5268449

Dumani për patronazhimin: Bëjeni në Kuvend vepër penale, pastaj vepron SPAK

October 28, 2025
1 minut lexim

Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani, në raportimin e tij vjetor në Kuvend, është pyetur sot nga deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, për mungesën e hetimeve ndaj fenomenit të patronazhistëve të përfshirë në zgjedhjet e kaluara, sipas tij.



Në fjalën e tij, Dumani theksoi se “patronazhimi” si term nuk ekziston në Kodin Penal, por sqaroi se çdo veprim që përfshin premtime për favore në këmbim të votës, përbën vepër penale.

“Në momentin që patronazhisti premton legalizim shtëpie, para apo regjistrim të pronës në hipotekë, këtu nuk kemi patronazhim, por korrupsion aktiv apo pasiv në zgjedhje. Në Kod Penal nuk kemi një vepër ku të thuhet ‘patronazhimi’. Penalizojeni si Kuvend dhe ne ushtrojmë ndjekjen penale,” deklaroi Dumani.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

video termeti me magnitude 6 1 shkaterron ndertesa ne turqi vijojne kerkimet nen germadha 68ffe948bb8bd
Lajmi i mëparshëm

VIDEO/ Tërmeti me magnitudë 6.1 shkatërron ndërtesa në Turqi, vijojnë kërkimet nën gërmadha

ngjarjet e dates 28 tetor 68ffee70201d9
Lajmi i radhës

​Ngjarjet e datës 28 tetor

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë