duke filluar nga neser e deri me 15 shtator pajisjet shkollore do te shiten per se paku 15 me lire 689df45f0dead

Duke filluar nga nesër e deri më 15 shtator, pajisjet shkollore do të shiten për së paku 15% më lirë

August 14, 2025
1 minut lexim

Duke filluar nga nesër e deri më 15 shtator, pajisjet shkollore do të shiten për së paku 15% më lirë. Qeveria vendosi masë “shportë shkollore” me çka nxënësit pajisjet e tyre shkollore do të mund t’i furnizojnë më lirë. Për familjet me një fëmijë kursimi pritet të jetë deri në 2000 denarë ndërsa me dy fëmijë rreth 3000 denarë. Produktet që do të përfshihen me masën do të jenë të shënuara me mbishkrimin: “Më pak harxhime, më shumë për ty”.

Çmimet ku janë bërë lirimet janë marrë nga 1 qershori. Lirimet në tregtinë me shumicë do të jenë për 10% derisa në tregtinë me pakicë, respektivisht nëpër librari, shitore, markete dhe vende tjera ku ka pajisje shkollore do të ulen çmimet krahasuar nga 1 qershori për 15% minimumi. Pra mund ti ulin më tepër sepse ndonjëherë ka edhe çmime në aksion në disa produkte të cilat japin lirime më të mëdha, tha Marjan Risteski – Zv.ministër i Ekonomisë.

Burimi: lajme24.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

edona hossli vjen me plot ngjyra me fajet 689df0272544c
Lajmi i mëparshëm

Edona Hossli vjen me plot ngjyra me “Fajet”

pervjetori i mo se koalicionin opozitar e gjeti me nje identitet te papercaktuar 689df4631ddee
Lajmi i radhës

Përvjetori i MO-së koalicionin opozitar e gjeti me një identitet të papërcaktuar

Të fundit nga

ShkoLartë