dugolli per pezullimin e dialogut strategjik nuk ka krize me shba ne raportet jane me te mira se kurre me pare 68d32fa85bf8e

Dugolli për pezullimin e dialogut strategjik: Nuk ka krizë me SHBA-në, raportet janë më të mira se kurrë më parë

September 24, 2025
1 minut lexim

Enver Dugolli nga Lëvizja Vetëvendosje ka minimizuar pezullimin e dialogut të planifikuar strategjik nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke theksuar se nuk ka ndodhur asgjë e jashtëzakonshme dhe se raportet me SHBA-në mbeten të shkëlqyera.

Madje, sipas Dugollit, marrëdhëniet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nën Qeverinë Kurti, janë më të mira se kurrë më parë.

“Ai proces ka filluar në janar të këtij viti dhe ne e kemi mirëpritur dhe e mirëpresim, mirëpo duhet thënë diçka nuk ka ngjarë asgjë e jashtëzakonshme, pra me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ne nuk i kemi prishur raportet. Raportet i kemi shumë të mira edhe do të vazhdojmë t’i kemi shumë të mira sepse e kemi aleatin kryesor dhe mbështetësin kryesor për pavarësinë e Kosovës. Mirëpo, nganjëherë rrugët apo mënyrat si ne i shohim disa gjëra kemi ca dallime të vogla që ato nuk nënkuptojnë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë kundër Kosovës apo Qeverisë së Kosovës. Madje mund të them se raportet janë si asnjëherë më të mira”, ka deklaruar ai.

Dugolli tutje ka shtuar se ndonëse ka pasur disa dallime të vogla në qasjen strategjike ndaj disa çështjeve, ato nuk përbëjnë shenjë përçarjeje apo tensioni mes dy vendeve.

“Për shumë veprime tona kemi pasur qortime, jo se SHBA-të dhe aleatët tonë kanë qenë kundër sepse ne kemi pasur dhe kemi të drejtë, por nganjëherë në strategjinë e veprimeve kemi pasur ca dallime për të cilat ne kemi marrë vërejtje, mirëpo në fund prapëseprapë nuk ka pasur eskalim apo dëmtim të raporteve”, është shprehur Dugolli.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

tifozet ne mbeshtetje te juventusit shiten te gjitha biletat per ndeshjen me atalanten 68d32fa5074f0
Lajmi i mëparshëm

Tifozët në mbështetje të Juventusit, shiten të gjitha biletat për ndeshjen me Atalantën

lamborghini i bere nga nissan i vjeter kenaq entuziastet e veturave 68d3306f57b67
Lajmi i radhës

Lamborghini i bërë nga Nissan i vjetër kënaq entuziastët e veturave

Të fundit nga

ShkoLartë