duan te me ndalojne edhe lirine e fjales meta sot u thirra serish para nje komisioni disiplinor si gjyq ushtarak 6865a69813dba

”Duan të më ndalojnë edhe lirinë e fjalës”, Meta: Sot u thirra sërish para një Komisioni Disiplinor, si gjyq ushtarak

July 2, 2025
1 minut lexim

Postimi:

Të dashur miq,
Sot u thirra sërish para një Komisioni Disiplinor, si gjyq ushtarak, për një gabim “shumë të rëndë”: Dje dhashë një intervistë në mesditë për gazetaren Aida Tancica në MCN TV, nga telefoni i Avokatit tim, Kujtim Cakrani.

Kur herën e parë fola me gazetaren Beti Njuma, më thanë ke shkelur rregulloren se ke folur pas orës 20:00, ndërkohë sot u thirra nga “Disiplina” për arsyen e vërtetë, se nuk duan të komunikoj me gazetarët.

Çfarë dallkaukësh! Mirë që ping-pongun ma kanë ndaluar, por tani duan të më ndalojnë edhe lirinë e fjalës.
Nuk mbaron me kaq.

Po sot, më në fund pas 20 ditësh, më lanë të takohesha me motrën dhe dy nga tre fëmijët. U mërzita fillimisht kur në takim pashë vetëm motrën dhe dy vajzat, por jo djalin.

Më sqaruan se Besi po priste jashtë se rregullorja nuk lejon më shumë se 3 veta në takim, kur ndërkohë gjatë 8 muajve, në një takim në javë që kam bërë me familjarët, siç do i paraburgosur tjetër, i kam takuar të 4-ët bashkë.

Në këto kushte, kur masat represive përforcohen çdo ditë me “risi”, kam vendosur të realizoj një formë të re komunikimi me publikun, me letra të hapura.
Nesër, letra e parë e hapur, do të jetë për Z. Arben Ahmetaj.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

profesor mitasin beqiri emer serioz ne garen per vrapcishtin kandidat i mundshem i pavarur me mbeshtetje te gjere qytetare 686595fdaede2
Lajmi i mëparshëm

Profesor Mitasin Beqiri, emër serioz në garën për Vrapçishtin, kandidat i mundshëm i pavarur me mbështetje të gjerë qytetare

pogradeci nis sezonin e ri me synim superioren 6865a70f9effc
Lajmi i radhës

Pogradeci nis sezonin e ri me synim Superioren

Të fundit nga

ShkoLartë