dua lipa zbulon se si i ka kaluar ditet e fundit te moshes 29 vjecare me te fejuarin e saj callum turner 68a827b5812d0

Dua Lipa zbulon se si i ka kaluar ditët e fundit të moshës 29 vjeçare me të fejuarin e saj Callum Turner

August 22, 2025
min lexim

Dua Lipa ka ndarë me fansat një përmbledhje fotosh romantike me të fejuarin e saj, aktorin Callum Turner, teksa po shijon ditët e fundit si 29-vjeçare, në prag të ditëlindjes së saj të 30-të.

Këngëtarja shqiptare, 29 vjeçe, dhe aktori 35-vjeçar u shfaqën më të lumtur se kurrë në fotografitë që ajo postoi të enjten në Instagram, ku shihej duke bërë snorkeling dhe duke kaluar pushime të qeta pranë njëri-tjetrit.

Dua, me humor të mirë, tregoi barkun e saj të tonifikuar, ndërsa shijonte ditët e relaksit me partnerin, shkruan DailyMail.

Image

Dua Lipa dhe Callum Turner

Në një prej fotove, ajo shihet duke buzëqeshur e duke ngrënë fruta të freskëta, veshur me bikini të bardha.

Në një tjetër, këngëtarja shtrihet në diell me syze të kuqe të ndezura, duke shijuar rrezet e verës. Përkrah postimit, ajo shkroi thjesht: “last days of 29…”.

Image

Dua Lipa

Kujtojmë që në fund të vitit të kaluar u bë e ditur lajmi për fejesën e tyre, ndërsa Dua shihet shpesh me unazën e madhe me diamant në gisht.

Sa i përket planeve për martesën, këngëtarja ka treguar se dëshiron të përfundojë turin e saj muzikor, ndërsa Callum të mbyllë angazhimet e tij në xhirime, përpara se të martohen.

Image

Dua Lipa

Ajo ka pranuar se, edhe pse martesa nuk ka qenë prioritet mes një axhende të ngarkuar, ka nisur të mendojë për fustanin e bardhë.

“Dua të përfundoj turin, Callum është duke xhiruar, kështu që për momentin po e shijojmë këtë periudhë. Nuk kam qenë ndonjëherë dikush që ka menduar shumë për martesën apo ka ëndërruar se çfarë nuseje do të jem. Por papritur më erdhi pyetja: ‘Po çfarë do të vesh?’”, tha ajo.

Image

Dua Lipa

Dua po ashtu tha se është “e fiksuar” pas unazës së fejesës, duke shtuar: “Është kënaqësi të dish që personi me të cilin do të kalosh jetën, të njeh aq mirë.” Çifti u lidh për herë të parë në janar 2024, ndërsa sipas raportimeve, fejesa ndodhi gjatë festave të fundvitit.

Sa i përket krijimit të një familjeje, ajo u shpreh: “Mendoj se është diçka që do të ndodhë kur të jetë koha e duhur. I dua fëmijët, por e di që të rrisësh një fëmijë është shumë më tepër sesa thjesht t’i duash ata”.

Historia e dashurisë së tyre nisi pas disa takimeve të rastësishme. Ata ishin prezantuar për herë të parë në River Café në Londër, ndërsa më vonë, gjatë një darke në Los Angeles, Dua u befasua kur Callum u shfaq papritur. “Mendova: ‘Ah, ky është ai djali shumë simpatik nga River Café,’” kujton ajo. Në atë mbrëmje zbuluan se të dy po lexonin librin Trust të Hernan Diaz, një detaj që i afroi edhe më shumë.

E pyetur nëse beson se kanë qenë të destinuar për njëri-tjetrin, Dua u përgjigj: “Një mijë për qind po”.

Përpara se të bënte publike lidhjen, autorja e hitit Dance the Night kishte rrëfyer se pas përfundimit të disa marrëdhënieve të vështira kishte nevojë të gjente sërish vetëbesimin e saj. Në një intervistë për Zane Lowe në Apple Music 1, ajo u shpreh: “Përsa i përket marrëdhënieve, kisha nevojë të arrija në këtë pikë për të kuptuar çfarë më duhej vërtet. Duhet të mësosh të falësh, të rritesh, të pranosh të shkuarën për të ecur përpara. Për mua, kënga Happy for You është shumë e veçantë, sepse reflekton gjithë këtë rrugëtim”.

Ajo shtoi se çdo eksperiencë e ka ndihmuar të kuptojë më shumë për veten, për gjërat që i shkaktojnë dhimbje, për atë që pret nga një marrëdhënie dhe çfarë është e gatshme të japë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

reshjet e shiut shuajne zjarret 68a82477afbd3
Lajmi i mëparshëm

Reshjet e shiut shuajnë zjarret

hetim ndaj 27 vjecarit per posedim te pornografise me femije 68a82bd0e4a5d
Lajmi i radhës

Hetim ndaj 27 vjeçarit për posedim të pornografisë me fëmijë

Të fundit nga

Moti sot në Maqedoni

2 Shkup, 6 dhjetor – Sot vendi do të jetë nën ndikimin e motit të vranët në të gjithë territorin, i shoqëruar me reshje shiu. Sipas paralajmërimeve të Meteorologjisë (UHMK), reshjet do
ShkoLartë