dua lipa shkelqen me nje bluze dantelle te tejdukshme dhe rrefen se eshte thellesisht e dashuruar me te fejuarin callum turner 68a5d913ad972

Dua Lipa shkëlqen me një bluzë dantelle të tejdukshme dhe rrëfen se është “thellësisht e dashuruar” me të fejuarin Callum Turner

August 20, 2025
min lexim

Dua Lipa është vërtet dhurata që vazhdon të japë, dhe seti i saj më i fundit fotografik është padyshim një kënaqësi për fansat.

Këngëtarja super yll, 29 vjeçe, dukej mahnitëse me një bluzë prej dantelle të tejdukshme, teksa fliste për “rënien thellësisht në dashuri” me të fejuarin e saj Callum Turner, shkruan The sun transmeton “Bota sot”.

Dua dukej në çdo detaj si një sirenë seksi teksa pozoi për “Harper’s Bazaar U.S.” në edicionin e tij Global Icons.

Image

Dua Lipa

E veshur me një sërë kombinimesh provokuese gjatë setit fotografik, këngëtarja vuri në pah linjat e saj të admirueshme.

Në njërën prej fotografive, ajo shihet me një bluzë të tejdukshme që linte shumë pak për imagjinatë.

Image

Dua

Intervista shoqëruese me revistën e pa atë të fliste hapur për të fejuarin e saj, Callum, me të cilin u fejua vitin e kaluar pas një romance të vrullshme.

Duke folur për marrëdhënien e tyre, Dua tha:

**“E dua dashurinë. Është diçka e bukur.

Është diçka vërtet frymëzuese. E gjen veten duke rënë kaq intensivisht gjatë gjithë kohës, në mënyrën më të mirë të mundshme. Ajo brishtësi është shumë e frikshme, por unë ndihem me fat që e përjetoj.

Image

Dua dhe i dashuri i saj

Kam kaluar shumë kohë duke qenë e mbrojtur ose duke ruajtur zemrën time, dhe tani po e lë pas atë ndjenjë dhe po them:

‘Në rregull, nëse është e shkruar të lëndohem, atëherë kjo është ajo që do të ndodhë.’ Duhet thjesht t’i lejoj vetes dashurinë.”**

Image

Dua Lipa

Këngëtarja shtoi:

“Jam më e lumtura se kurrë, ndaj më duket sikur do të bëja një padrejtësi po të mos flisja për këtë.”

“Kur je një person publik, çdo gjë që është shumë personale bëhet shumë e brishtë. Nuk është se nuk dua ta ndaj.”

Dua Lipa bëhet poster e papritur e natyrizmit pasi rekomandoi një plazh nudist në Cornwall.

Image

Dua Lipa

“The Sun” ishin të parët që zbuluan se Callum i kishte bërë propozimin vitin e kaluar për Krishtlindje, pas më pak se një viti lidhjeje.

Dua e konfirmoi lajmin muajin e kaluar dhe i tha “British Vogue”:

**“Po, jemi të fejuar. Është shumë emocionuese.

Ky vendim për të u rritur së bashku, për të parë një jetë dhe, nuk e di, për të qenë shokë më të mirë përgjithmonë — është një ndjenjë vërtet e veçantë.”**

Duke folur për planet e martesës, ajo tha:

**“Dua ta përfundoj turin tim, Callum është duke xhiruar, kështu që thjesht po e shijojmë këtë periudhë.

Nuk kam qenë kurrë dikush që ka menduar shumë për një martesë, apo që ka ëndërruar se çfarë lloj nuseje do të isha. Por papritur jam si: ‘Oh, çfarë do të vishja?’”**

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pas kerkimit per raporte me te mira me putinin trump telefonon edhe lukashenkon 68a5d70412100
Lajmi i mëparshëm

Pas kërkimit për raporte më të mira me Putinin, Trump telefonon edhe Lukashenkon

bekim sali banoret e cairit meritojne tretman te drejte 68a5dd3781b0b
Lajmi i radhës

Bekim Sali: Banorët e Çairit meritojnë tretman të drejtë

Të fundit nga

Ngjarjet e datës 29 dhjetor

Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës (Trusti) mban konferencën vjetore për performancën nga investimet për vitin 2025. (Zyrat e Trustit, Rr. “Perandori Justinian”, Nr. 71, Lagjja Pejton, ora 10:00) Banka Qendrore Kosovës

Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981

Modeli Jaguar XJ6 i vitit 1981 po tërheq sërish interesin e entuziastëve të makinave klasike falë dizajnit të tij të përjetshëm dhe linjave elegante. Modeli konsiderohej një ikonë me prezencë aristokratike në
ShkoLartë