Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka mbërritur në Prishtinë për të marrë pjesë në një nga ngjarjet më të mëdha muzikore të vitit në Kosovë – “Sunny Hill Festival”.
Para se të ngjitet në skenë këtë fundjavë, artistja shqiptare me renome ndërkombëtare ka bërë një ndalesë të veçantë në kryeqytet – në klinikën estetike “Ré Swiss Clinic”.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë stafi i klinikës, të cilët ndanë në rrjete sociale një fotografi të Duas gjatë vizitës së saj, të shoqëruar me falënderime për besimin e treguar.
“Sot patëm një mysafir shumë të veçantë. Faleminderit që na besuat”, shkruhet në postimin e klinikës, që duket se tashmë ka tërhequr vëmendje të madhe për faktin se ka mirëpritur një nga yjet më të mëdhenj të muzikës në botë.
Dua Lipa mbërriti në Aeroportin e Prishtinës të martën rreth orës 17:00, ku më pas u nis drejt shtëpisë së saj në Prishtinë.
Dua Lipa do të performojë këtë fundjavë në Prishtinë, në kuadër të edicionit të radhës të “Sunny Hill Festival”, një ngjarje që bashkon emra të njohur të muzikës botërore dhe shqiptare, duke kthyer kryeqytetin në një epiqendër të kulturës dhe argëtimit veror.
Burimi: botasot.info


