dua lipa i thyen te gjitha rekordet me turneun e saj 686faf8f66f2b

Dua Lipa i thyen të gjitha rekordet me turneun e saj

July 10, 2025
1 minut lexim

Dua Lipa ka përfunduar fazën evropiane të turneut “Radical Optimism” më 27 qershor në Dublin dhe deri tani ka arkëtuar plot 112.3 milionë dollarë nga 44 shfaqje, me 960,000 bileta të shitura, sipas Billboard Boxscore.

Ky është turneu më i madh i saj deri më sot dhe ajo ende nuk ka prekur Amerikën!

Turneu nisi në Azi, ku grumbulloi 21 milionë dollarë, vijoi në Australi e Zelandë të Re me 17.2 milionë, dhe shpërtheu në Evropë me 74.1 milionë dollarë nga vetëm 23 shfaqje. Rekordi? Dy netë në Wembley Stadium, me 151,000 bileta dhe 19.1 milionë dollarë të ardhura.

Dua Lipa do të performojë në natën e parë të festivalit Sunny Hill, më 1 gusht 2025. Kjo do të jetë një nga paraqitjet më të veçanta të verës, përballë publikut të saj vendas, përpara se të vazhdojë pjesën tjetër të turneut në Amerikë dhe Amerikën Latine.

Nga shtatori, Dua do të pushtojë Amerikën dhe Amerikën Latine, dhe parashikimet tregojnë se turneu mund të arrijë deri në 175 milionë dollarë. Me këto ritme, ajo po e shndërron suksesin në standard të ri në industrinë pop. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nxenesit e zhvendosur ne kryeqytet nuk mund te regjistrohen ne klase te 10 te 686fae6328d4f
Lajmi i mëparshëm

Nxënësit e zhvendosur në kryeqytet nuk mund të regjistrohen në klasë të 10-të

fetai ne vetem dy jave kemi bere me shume se sa te tjeret ne dy dekada 686fb1701721f
Lajmi i radhës

Fetai: Në vetëm dy javë, kemi bërë më shumë se sa të tjerët në dy dekada

Të fundit nga

Bytyqi: Duhet të rritet paga minimale

1 Shkup, 5 dhjetor – Fatmir Bytyqi, deputet i LSDM-së, në emisionin “Biznis21” në TV21 theksoi rëndësinë e rritjes së pagës minimale në vend. “Po, paga minimale duhet të rritet. Edhe bizneset
ShkoLartë