droni rus shkel hapesiren ajrore te rumanise gjate nje sulmi ndaj ukraines 68c5c97be85c4

Droni rus shkel hapësirën ajrore të Rumanisë gjatë një sulmi ndaj Ukrainës

September 13, 2025
1 minut lexim

Ministria e Mbrojtjes së Rumanisë bëri të ditur se të shtunën janë ngritur në ajër avionë luftarakë F-16 pasi një dron hyri në hapësirën ajrore rumune gjatë një sulmi rus ndaj infrastrukturës ukrainase pranë kufirit me Rumaninë.

Ngjarja ndodhi në juglindje të vendit, në qarkun Tulcea, ku autoritetet u bënë thirrje banorëve që të strehohen për shkak të një kërcënimi të mundshëm ajror.

Sipas ministrisë, dy avionët luftarakë zbuluan një dron në hapësirën ajrore kombëtare dhe e ndoqën atë derisa humbi nga radari rreth 20 kilometra në jugperëndim të fshatit Chilia Veche, raporton Reuters.

“Droni nuk fluturoi mbi zona të banuara dhe nuk përbënte rrezik të menjëhershëm për popullsinë”, thuhet në deklaratën zyrtare.

Rumania, anëtare e Bashkimit Evropian dhe e NATO-s, ndan një kufi prej 650 kilometrash me Ukrainën dhe ka qenë herë pas here subjekt i rënies së fragmenteve të dronëve rusë që nga fillimi i luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

Ky incident vjen disa ditë pas një rasti të ngjashëm në Poloni, ku dronë rusë u rrëzuan me mbështetjen e avionëve të NATO-s, duke shënuar për herë të parë që një vend anëtar i Aleancës ka qëlluar drejtpërdrejt ndaj objektivave ajrore gjatë kësaj lufte.

Për shkak të kërcënimeve të përsëritura me dronë, Polonia mbylli gjithashtu përkohësisht aeroportin në qytetin lindor të Lublinit dhe vendosi avionë të saj dhe të aleatëve.

Parlamenti rumun ka miratuar më herët këtë vit një ligj që i jep ushtrisë të drejtën të rrëzojë dronët që shkelin ilegalisht hapësirën ajrore të vendit gjatë kohës së paqes, në varësi të nivelit të kërcënimit dhe rrezikut për jetën e njerëzve dhe pronën. Megjithatë, rregullat për zbatimin e këtij ligji ende nuk janë miratuar.

Ndërkohë, NATO njoftoi planet për të forcuar mbrojtjen e krahut lindor të Evropës, pas incidenteve të përsëritura që përfshijnë shkelje të hapësirës ajrore nga ana e Rusisë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vrau dy persona dhe plagosi dy te tjere ne shkoder ragip gila izolohet ne paraburgimin 302 68c5c904f1c99
Lajmi i mëparshëm

Vrau dy persona dhe plagosi dy të tjerë në Shkodër, Ragip Gila izolohet në paraburgimin 302

elon musk kerkon shperberjen e parlamentit britanik dhe ndryshimin e qeverise 68c5cb264c9db
Lajmi i radhës

Elon Musk kërkon shpërbërjen e Parlamentit britanik dhe ndryshimin e qeverisë

Të fundit nga

ShkoLartë