droni me eksplozive ne aeroportin e leipzigut britania therret diplomatin rus dhe akuzon mosken per kercenim ndaj sigurise 6a995f99b9721

Droni me eksplozivë në aeroportin e Leipzigut, Britania thërret diplomatin rus dhe akuzon Moskën për kërcënim ndaj sigurisë

September 3, 2026
1 minut lexim

Londra ka thirrur diplomatin më të lartë rus në vend, pas incidentit me një dron të mbushur me eksplozivë në aeroportin e Leipzigut në Gjermani.

Ministria e Jashtme britanike e ka dënuar incidentin si një “sulm të rëndë dhe të pamatur”, duke akuzuar shtetin rus për përpjekje të vazhdueshme për të cenuar sigurinë e përbashkët.

“Thirrëm sot të ngarkuarin me punë të Rusisë për ta dënuar sulmin në termat më të fortë”, deklaroi një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme britanike.

Sipas Londrës, incidenti i muajit të kaluar në aeroportin e Leipzigut është pjesë e një modeli më të gjerë veprimesh që synojnë të minojnë sigurinë e vendeve evropiane.

Moska i ka hedhur poshtë akuzat, duke i cilësuar ato si “absurde”.

Incidenti vjen në një kohë tensionesh të larta mes Rusisë dhe vendeve perëndimore për shkak të luftës në Ukrainë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sherr mes dy shofereve te furgoneve ne kavaje njeri goditet me celes ne koke 6a995f36e2bb2
Lajmi i mëparshëm

Sherr mes dy shoferëve të furgonëve në Kavajë, njëri goditet me çelës në kokë

alba vukaj mahnit nga bregdeti pozon me bikini te kuqe dhe ve ne pah linjat 6a996061f3438
Lajmi i radhës

Alba Vukaj mahnit nga bregdeti, pozon me bikini të kuqe dhe vë në pah linjat

Të fundit nga

Dodë Gjergji u përgjigjet intelektualëve

Ipeshkvi i Dioqezës Prizren-Prishtinë, Dodë Gjergji, ka deklaruar se në Kosovë nuk ka konflikt ndërmjet katolikëve dhe myslimanëve, por ka paralajmëruar se heshtja institucionale dhe tërheqja e shtetit përballë presionit mund të
ShkoLartë