driton selmanaj heq dore nga posti i asamblistit ne prizren zevendesohet nga temaj 6931ab2530402

Driton Selmanaj heq dorë nga posti i asamblistit në Prizren, zëvendësohet nga Temaj

December 4, 2025
1 minut lexim

Komisioni Qendror Zgjedhor ka miratuar zëvendësimin e tre asamblistëve në Kuvendin Komunal të Prizrenit, Ranillugut dhe Parteshit.

Në mesin e tyre është edhe ish-kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Driton Selmanaj, që kishte fituar një ulëse në kuvendin komunal të kësaj komune, raporton KosovaPress.

Selmanaj do të zëvendësohet nga anëtari tjetër i LDK-së, Astrit Temaj. Krahas tij, KQZ ka aprovuar zëvendësimin edhe të dy anëtarëve të tjerë nga komuniteti serb në komunën e Parteshit dhe Ranillugut. Për këta dy të fundit votuan kundër anëtarët e LVV-së në KQZ.

Hamiti: Kemi pranuar kërkesë për zëvendësim në tri komuna

“Kemi pranuar kërkesë për zëvendësim në tri komuna: Komunën e Prizrenit, Ranillugut dhe Parteshit. Kemi trajtuar materialet dhe janë plotësuar të gjitha kushtet ligjore që në Prizren, Astrit Temaj të emërohet në Kuvendin Komunal duke zëvendësuar Driton Selmanaj. Në Ranillug, Millosh Padiq emërohet duke zëvendësuar Danja Antiqin. Në Partesh emërohet Daniel Zhivkoviq duke zëvendësuar Dragan Petkoviqin”, tha kryesuesi i Këshillit të KQZ-së për çështje ligjore, Sami Hamiti.

KQZ në mbledhjen e sotme mori disa vendime në kuadër të procesit përgatitor për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 28 dhjetor. KQZ miratoi procedurën e votimit dhe numërimit në vendvotim, kurrikulën e trajnimit, programin e trajnimit për trupat menaxhues të zgjedhjeve dhe stafin zgjedhor, si dhe miratoi planin e sigurisë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rio ferdinand do te hedhe shortin 6931ab21ad4f3
Lajmi i mëparshëm

Rio Ferdinand do të hedhë shortin

emri kanosi me arme zjarri nje 20 vjecar nje i arrestuar ne shkoder 6931abc3150e5
Lajmi i radhës

Emri/ Kanosi me armë zjarri një 20-vjeçar, një i arrestuar në Shkodër

Të fundit nga

Laporta reagon sërish për “rastin Negreira”

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka folur publikisht për zhvillimet e fundit rreth “rastit Negreira”, çështje që prej vitit 2023 e ka vendosur klubin katalanas nën hetim për korrupsion ndaj gjyqtarëve. Gjykata
ShkoLartë