drilon rama per sara kolamin nuk flas me me te e shfrytezoi nje moment qe nuk me pelqeu 68bfe2b145061

Drilon Rama për Sara Kolamin: Nuk flas më me të, e shfrytëzoi një moment që nuk më pëlqeu

September 9, 2025
1 minut lexim

Fituesi i Big Brother VIP Kosova 3, Drilon Rama, është rikthyer në një intervistë muaj pas mbarimit të këtij formati.

Ai ka sqaruar të gjitha gjërat e spekulimet për të, teksa i ka dhënë përgjigje edhe disa thashethemeve.

Boksieri nga Drenica ka folur edhe për prishjen e raporteve me Sara Kolamin, me të cilën u shoqërua edhe pas BBVK.

Tregon se tani nuk flet më me të dhe kjo ndodhi për një arsye, gjë që sipas tij nuk ka qenë veprim i duhur.

“Marrëdhënie nuk është që kam me të, ia uroj gjitha të mirat Sarës dhe krejt atyre të Bigut, edhe ata që s’më kanë kuptuar. Nuk është që kam marrëdhënie me dikë”, u shpreh ai.

Tutje theksoi: “Ka qenë një shok i mirë, edhe pas Bigut, kam pasur një shoqëri të mirë me të. Më shumë nga ana ime nuk ka pasur kurrë. Edhe jashtë jam kuptuar me të mirë, ka qenë një shok i mirë”.

“Por problemi është që doli një video që ka ndodhur shumë më herët, se di sa vite, edhe kur doli videoja më janë gjuajtur shumë njerëz se u duk sikur me tradhtu Sarën dhe Sara e shfrytëzoi atë moment dhe më hoqi nga lista e ndjekësve në Instagram”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

komuna e prishtines njofton se nga neser rikthehet funksionaliteti i plote i prishtina parking 68bfe18e91e61
Lajmi i mëparshëm

Komuna e Prishtinës njofton se nga nesër rikthehet funksionaliteti i plotë i Prishtina Parking

mbledhje te dy komisioneve kuvendore 68bfe6da8a8f7
Lajmi i radhës

Mbledhje të dy komisioneve kuvendore

Të fundit nga

ShkoLartë