drenusha latifi reagon per videot intime qe po qarkullojne seksi nuk eshte turp shkelja e intimitetit eshte 6abf639c22fe4

Drenusha Latifi reagon për videot intime që po qarkullojnë: Seksi nuk është turp, shkelja e intimitetit është

October 2, 2026
1 minut lexim

Drenusha Latifi ka reaguar lidhur me videot intime që kanë qarkulluar së fundmi në rrjetet sociale, duke dënuar shpërndarjen e materialeve private pa pëlqimin e personave të përfshirë.

Latifi ka theksuar se marrëdhëniet seksuale janë pjesë e jetës dhe nuk duhet të shihen si diçka për të cilën njerëzit duhet të turpërohen, ndërsa shqetësuese, sipas saj, është ekspozimi i jetës intime të të tjerëve pa pëlqimin e tyre.

“Seksi është pjesë e jetës. Të gjithë e bëjmë dhe nuk është turp”, ka shkruar ajo, transmeton “Bota sot”.

Ajo ka vënë theksin te përgjegjësia e publikut për të mos kërkuar dhe shpërndarë materiale të tilla.

“Ajo që është shqetësuese është ekspozimi dhe shpërndarja e videove intime të njerëzve pa pëlqimin e tyre. Nuk ka rëndësi nëse janë gra apo burra — askush nuk meriton të poshtërohet apo të bëhet ‘material’ për publikun”, ka deklaruar Latifi.

Sipas saj, shqetësim paraqet edhe mënyra se si në disa raste krijohet paraprakisht kureshtja e publikut për materiale intime, duke nxitur më pas kërkimin dhe shpërndarjen e tyre.

“Dhe akoma më shqetësuese është kur dikush i paralajmëron këto video paraprakisht, duke nxitur kureshtjen dhe shpërndarjen e tyre”, ka shkruar ajo.

Në fund, Latifi ka bërë thirrje që videot intime të mos kërkohen dhe të mos shpërndahen, duke kërkuar respektimin e privatësisë së personave të përfshirë.

“Mos i kërkoni. Mos i shpërndani. Respektoni privatësinë.

Seksi nuk është turp. Shkelja e intimitetit të dikujt është”, ka përfunduar ajo.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

presidenti izraelit minimizon tensionet me uashingtonin trump eshte miku numer 1 i izraelit 6abf62d3b6623
Lajmi i mëparshëm

Presidenti izraelit minimizon tensionet me Uashingtonin: Trump është miku numër 1 i Izraelit

studenteve u ndryshon ushqimi i subvencionuar mash po shqyrton kupone ne vend te parave 6abf678da212f
Lajmi i radhës

Studentëve u ndryshon ushqimi i subvencionuar? MASH po shqyrton kuponë në vend të parave

Të fundit nga

ShkoLartë