drejtoria e sherbimeve publike u del ne ndihme banoreve te korishes pas bllokimit te kanaleve te ujit 68fe9cf16fb2c

Drejtoria e Shërbimeve Publike u del në ndihmë banorëve të Korishës pas bllokimit të kanaleve të ujit

October 27, 2025
1 minut lexim

Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë sot vendin tonë kanë shkaktuar rrezik vërshimesh në lagjen e Drumit të Vjetër në fshatin Korishë. Falë reagimit të menjëhershëm të institucioneve lokale dhe komunale, situata është vënë nën kontroll pa shkaktuar dëme materiale.

Menjëherë pas njoftimit të kryetarit të Bashkësisë Lokale të Korishës, Abaz Bobaj, në bashkëpunim me drejtorin e Inspektoratit në Prizren, Islam Ukimeri, në terren u angazhuan mjetet e nevojshme për pastrimin e kanaleve dhe hapësirave të bllokuara nga uji.

Ndërhyrja u bë me mbështetjen e Drejtorisë së Shërbimeve Publike, e udhëhequr nga Çelë Lamaj, ndërsa bagerët u sollën me shpejtësi për të parandaluar vërshimet dhe dëmtimet e mundshme në zonë.

Bashkësia Lokale e Korishës ka shprehur falënderim për Kryetarin e Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, drejtorët Çelë Lamaj dhe Islam Ukimeri për reagimin e shpejtë dhe bashkëpunimin e ngushtë në shërbim të banorëve.

Një falënderim i veçantë është adresuar edhe për kompaninë G-Project sh.p.k., e cila reagoi menjëherë për të ofruar ndihmën e saj në terren.

Sipas Bashkësisë Lokale, këto veprime të koordinuara dëshmojnë rëndësinë e bashkëpunimit mes institucioneve për mbrojtjen e banorëve dhe pronës publike nga pasojat e motit të keq.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

trump rrit me 10 tarifat ndaj kanadase 68fe9c042d147
Lajmi i mëparshëm

Trump rrit me 10% tarifat ndaj Kanadasë

kur gjyshja degjoi qe benim seks na pyeti nese po kerceshim ndonje valle argetuese lart 68fe9e1b6fee9
Lajmi i radhës

“Kur gjyshja dëgjoi që bënim seks, na pyeti nëse po ‘kërceshim ndonjë valle argëtuese’ lart”

Të fundit nga

ShkoLartë