drejtori sadiku reagon ndaj ash taravarit nuk ka vend per kontrata fiktive dhe militante partiake 68650974acb87

Drejtori Sadiku reagon ndaj ASH-Taravarit: “Nuk ka vend për kontrata fiktive dhe militantë partiakë”

July 2, 2025
min lexim

Pas reagimit të pavërtetë dhe të stisur politikisht nga krahu i Taravarit në ASH, i cili akuzon për shkarkime të padrejta në Shtëpinë e Shëndetit në Kërçovë, vjen reagimi i drejtpërdrejtë i drejtorit të kësaj institucioni, Valon Sadiku. Ai e cilëson këtë reagim si një tentativë të dëshpëruar për të mbrojtur privilegjet klienteliste dhe kontratat fiktive të instaluara prej vitesh nga ish-pushtetarët e lidhur me BDI-në dhe Taravarin.

 

Reagimi i plotë i Valon Sadikut:

“Të fundit që kanë të drejtë të flasin për hakmarrje politike janë pikërisht patericat e BDI-së dhe autorët e kontratave fiktive”

Reagimi i fundit i krahut të Taravarit në ASH, lidhur me shkarkimet në institucionet shëndetësore, është kulmi i hipokrizisë dhe cinizmit politik. Ata që për vite të tëra e shndërruan administratën publike në agjenci punësimi familjar dhe militantësh partiakë, tani kanë guximin të flasin për “shkarkime politike”.

Është e neveritshme të dëgjosh të qajnë për “standardin e përjashtimit politik” pikërisht ata që i kanë futur në punë me kontrata fiktive motrat, kunatat, hallat, dhe tezet e funksionarëve të tyre partiakë, një pjesë e mirë e të cilëve nuk kanë shkelur asnjë ditë në vendin e punës, por kanë marrë paga të plota nga taksat e qytetarëve.

Të na flasë për moral politik një ish-ministër i degraduar, që për gati një vit rresht i shërbeu BDI-së në çdo votim të rëndësishëm, bile edhe me këto punësime skandaloze, duke tradhtuar çdo premtim që u kishte dhënë anëtarëve të Aleancës për Shqiptarët dhe shqiptarëve në përgjithësi. Po a nuk ishit ju, ASH e Taravarit, që i keni mbajtur në krye të institucioneve njerëzit më të paaftë e më klientelistë, vetëm për interesa personale dhe pazare politike?

Sa për “protestat publike” që paralajmëroni: më mirë të protestoni për paratë publike të shpërdoruara me kontrata fiktive dhe punësime false, për emërimet familjare dhe për korrupsionin që e keni ushqyer vetë për vite me radhë. Nuk mund të na japë leksione morali një grup njerëzish që janë simbol i papërgjegjshmërisë administrative dhe i abuzimit me fondet publike.

Koha e privilegjeve të pamerituara ka mbaruar. Në administratë dhe kudo në sektorin publik do të punojnë ata që punojnë realisht, që shkojnë në punë çdo ditë dhe që japin kontribut të ndershëm për shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve. Jo ata që mbajnë poste vetëm se janë pjesë e rrethit të ngushtë të Taravarit dhe ish-klientelës së BDI-së.

Pastrimi i institucioneve nga militantët partiakë dhe nga të punësuarit fiktivë është hap i domosdoshëm për çdo proces të shëndoshë demokratik dhe administrativ. Kush ka fituar vendin e punës me meritë dhe është në krye të detyrës, nuk ka pse të ketë frikë. Por kush ka qenë aty si “hije në listë pagash”, e ka të qartë se dita e llogaridhënies ka ardhur.

Burimi: fol.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

cmendet rrjeti kritikon ashper boksieren ruse qe i dha vape nje orangutangu 686507589d664
Lajmi i mëparshëm

“Çmendet” rrjeti: Kritikon ashpër boksieren ruse që i dha “vape” një orangutangu

zjarri ne vallandove ende nuk eshte vene nen kontroll dje lendime te lehta moren dy te punesuar 68650b91d607e
Lajmi i radhës

Zjarri në Vallandovë ende nuk është vënë nën kontroll, dje lëndime të lehta morën dy të punësuar

Të fundit nga

ShkoLartë