drejtori i qmk se muhamed ali dhe kryetari i komunes blerim sejdiu ne terren pas riaktivizimit te zjarrit ne komunen e zhelines 68851701a6429

Drejtori i QMK-së, Muhamed Ali dhe kryetari i komunës Blerim Sejdiu në terren pas riaktivizimit të zjarrit në komunën e Zhelinës

July 26, 2025
1 minut lexim

Shkup, 26 korrik – Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Muhamed Ali së bashku me kryetarin e Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu sot janë në terren ku nga afër po ndjekin dhe koordinojnë ndërhyrjen për shuarjen e zjarrit i cili ka përfshirë një zonë me vegjetacion të ulët dhe pyll të degraduar mes fshatrave Çërovë dhe Grupçin, në territorin e Komunës së Zhelinës.

Siç informojnë nga QMK, falë koordinimit në kohë nga Qendra për Menaxhim me Kriza dhe reagimit të shpejtë të institucioneve kompetente, në shuarjen e zjarrit janë përfshirë Njësia territoriale kundër zjarreve – Tetovë, aeroplani i tipit “Er traktor” i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim si dhe ekipe të Ministrisë së Punëve të Brendshme me një automjet të specializuar – top uji.

“Me përpjekje të përbashkëta dhe të koordinuara mirë nga të gjitha shërbimet e përfshira, zjarri është vënë nën kontroll. Rikujtojmë se rreziku nga shfaqja dhe përhapja e zjarreve gjatë periudhës verore mbetet i lartë. Është me rëndësi të rritet vetëdija qytetare për sjellje të përgjegjshme në natyrë, me qëllim parandalimin në kohë dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe sigurisë së qytetarëve”, informojnë nga QMK.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

papa leo diskuton luften ne ukraine me nje zyrtar te kishes ortodokse ruse 688513f5be3ab
Lajmi i mëparshëm

Papa Leo diskuton luftën në Ukrainë me një zyrtar të Kishës Ortodokse Ruse

26 vatra zjarri ne gjithe shqiperine avione e helikoptere ne beteje me flaket 688518a531f89
Lajmi i radhës

26 vatra zjarri në gjithë Shqipërinë, avionë e helikopterë në betejë me flakët

Të fundit nga

Të shtëna me armë zjarri në Tetovë

Para disa minutash janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri gjatë një përleshjeje në Tetovë. Sipas informacioneve fillestare, të shtënat kanë ndodhur në bulevardin Ilinden, ku raportohet për një incident mes disa
ShkoLartë