drejtori i postes se rmv se orhan kurtishi 35 te rinj te punesuar me marreveshje te perhershme pune 68926b2202c6a

Drejtori i Postës së RMV-së, Orhan Kurtishi: 35 të rinj të punësuar me marrëveshje të përhershme pune

August 5, 2025
1 minut lexim

Drejtori i përgjithshëm i Postës së Maqedonisë së Veriut, Orhan Kurtishi, ka njoftuar sot përmes një deklarate publike për punësimin e 35 të rinjve me kontrata të përhershme, duke e cilësuar këtë si një hap domethënës drejt forcimit të shërbimit postar në vend.

“Sot, me krenari mbyllim një tjetër kapitull të rëndësishëm në rrugëtimin tonë për një Postë më efikase dhe më afër qytetarëve,” ka theksuar Kurtishi. Ai shtoi se këta 35 të punësuar të rinj përfaqësojnë jo vetëm një zgjerim të stafit, por edhe 35 familje me më shumë shpresë dhe të ardhme të sigurt.

Kurtishi nënvizoi se procesi po zhvillohet me përkushtim dhe dinjitet, pa zhurmë të panevojshme, duke i qëndruar besnik filozofisë së shërbimit qytetar dhe përmbushjes së premtimeve me veprime konkrete.

“Mirë se erdhët në misionin tonë — në shërbim të qytetarëve, me qetësi, dashuri dhe përkushtim të palëkundur. Ne nuk ndalemi!” përfundoi ai, duke ritheksuar angazhimin e institucionit për modernizim dhe zhvillim të qëndrueshëm në të gjithë territorin e vendit.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gjesti ben veprimin e papritur ndaj kaderit 68926722298eb
Lajmi i mëparshëm

Gjesti bën veprimin e papritur ndaj Kaderit

shkendija pa fat var i vendimtar gjithcka vendoset ne baku 689270464b14d
Lajmi i radhës

Shkëndija pa fat, VAR-i vendimtar, gjithçka vendoset në Baku!

Të fundit nga

ShkoLartë