drejtori i mepsos burim latifi ben donacion eho aparat prej 50 mije eurosh per gjinekologjine e cairit 689368675fa77

Drejtori i Mepsos, Burim Latifi bën donacion eho aparat prej 50 mijë eurosh për gjinekologjinë e Çairit

August 6, 2025
1 minut lexim

Drejtori i Sh.A. Mepso, Burim Latifi, ka dhuruar si donacion një eho aparat me vlerë afro 50 mijë euro për gjinekologjinë e Çairit, duke theksuar rëndësinë e investimeve në shëndetësi.

“Shumëkush nga ne gëzimin më të madh të jetës e ka përjetuar pikërisht në këto ambiente të spitalit gjinekologjik të Çairit, aty ku lindin nënat, motrat dhe bashkëshortet tona. Prandaj si menaxhment i përgjegjshëm i Mepso-s vendosëm që mjetet e donacionit t’i dedikojmë këtu”, tha Latifi gjatë vizitës së tij së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Azir Aliu dhe deputetin Bekim Sali.

Ai shtoi se aparati tashmë është vënë në funksion, duke mundësuar që rreth 30% e mbi 100 kontrolleve ditore të grave shtatzëna të realizohen me këtë pajisje – rreth 1.000 kontrolle në muaj.

“Këto të dhëna e vërtetojnë se ky investim dhe ky donacion ia vlen. Është mirë të investojmë aty ku fillon jeta”, u shpreh Latifi.

Messenger creation 6E980BF5 BDCD 4B06 B0AB 6474E1262CEC

Burimi: lajme24.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gashi perkujton viktimat e vershimeve tragjike ne hasanbeg dhimbja mbetet po aq e thelle 6893628a47db6
Lajmi i mëparshëm

Gashi përkujton viktimat e vërshimeve tragjike në Hasanbeg: Dhimbja mbetet po aq e thellë

mpb do ta sanksionoje ashper gjuhen e urrejtjes ne tribuna ka vend vetem per tifozeri sportive 6893686a79755
Lajmi i radhës

MPB do ta sanksionojë ashpër gjuhën e urrejtjes, në tribuna ka vend vetëm për tifozëri sportive

Të fundit nga

ShkoLartë