drejtori i burgut te shutkes pergenjeshtron prokurorine grubi ishte i sigurt ne shutke 699db0a5a573d

Drejtori i Burgut të Shutkës përgënjeshtron Prokurorinë: Grubi ishte i sigurt në “Shutkë”

February 24, 2026
1 minut lexim

Drejtori i Burgut të Shutkës Boban Utkovski thekson për Alsat se nuk është e vërtetë që siguria e Artan Grubit do të ishte rrezikuar nëse do të qëndronte në paraburgim. Siç thotë Utkovski, ata ruajnë mbi 300 persona të kategorive të ndryshme të krimit dhe asnjëri nuk është i rrezikuar, pasi siguria është në nivelin më të lartë të mundshëm.

“Çdo të burgosuri i është e garantuar siguria brenda. Prapa nesh qëndron shteti, në pajtim me ligjet dhe dispozitat që janë të shkruara dhe ne i zbatojmë”. 02:55 “Ne punojmë në pajtim me ligjet dhe dispozitat për sigurinë e çdo personi të paraburgosur, mund të them se këtu nuk është kartel meksikan”, deklaroi Boban Utkovski, Drejtor i Burgut të Shutkës.

Drejtori Utkovski thotë se ekziston protokoll i saktë që garanton sigurinë e çdo të paraburgosuri, ndërsa për sigurinë fizike kujdesen edhe njësitet speciale.

“Këtu kemi sigurim dinamik dhe fizik, kemi kamera, kemi qen, kemi sistem të veçantë të mbajtjes së masës së paraburgimit ku është sistemi i qelisë. Kemi mënyrë të veçantë të zhvendosjes nga qelia, bartja te korridori ku parashikohet një orë për shëtitje, pastaj kur dërgohen tek avokati. E gjithë kjo është sipas protokollit dhe ligjit”, tha Boban Utkovski, Drejtor i Burgut të Shutkës.

Lidhur me rastin e Grubit, drejtori Utkovski thotë që askush nuk e ka kontaktuar as nga Prokuroria, Ministria e Brendshme apo Agjencia për Siguri Nacionale lidhur me gjendjen e sigurisë. Ndërkohë Utkovski thekson faktin që edhe nëse nuk do t’i kishin përmbushur kushtet e sigurisë, në shtet ekzistojnë dhe katër burgje të tjera hetuese ku do të mund të ishte dërguar për mbajtje. Nëse plani do të ishte për ta lëshuar në shtëpi, Utkovski thotë se do të duhej që të mendonin ndonjë mënyrë më të logjikshme se kjo. /Alsat.mk

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

delegacioni i be se vizite ne parlament diskutohet per zhvillimet e fundit ne kosove 699d8932a441f
Lajmi i mëparshëm

Delegacioni i BE-së vizitë në Parlament, diskutohet për zhvillimet e fundit në Kosovë

largohuni nga libani 50 anetare te ambasades amerikane urdherohen te lene vendin 699db1035e8ac
Lajmi i radhës

“Largohuni nga Libani”, 50 anëtarë të ambasadës amerikane urdhërohen të lënë vendin

Të fundit nga

Paralajmëron spektakël ndaj Benfikës

Trajneri i Real Madridit, Alvaro Arbeloa, ka dalë këtë të martë në konferencë për shtypin për të folur para përballjes së kthimit ndaj Benfica-s, e vlefshme për play-off-in e UEFA Champions League.
ShkoLartë