GRANIT OSMANI GAZETA MK

Drejtori i AZGJ-së Granit Osmani: BDI-në nuk e shpëton Gruevski e Taravari! Paniku për gjuhën shqipe është maskë e tradhtive të vjetra (FOTO)

September 2, 2025
1 minut lexim

Drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës, Granit Osmani, ka goditur ashpër BDI-në, duke e quajtur paradoksale përpjekjen e saj të sotme për ta përdorur gjuhën shqipe si armë politike kundër VLEN-it.

Sipas Osmanit, ata që për dy dekada me radhë nuk guxuan të mbrojnë gjuhën shqipe me veprime konkrete, sot dalin në skenë me fjalë të mëdha për ta mbuluar dështimin e tyre.

“BDI gjithmonë ka qenë pasues i të tjerëve dhe kurrë prijës. Në vend të një filozofie mbi dinjitetin shqiptar, ata u lidhën pas skenarëve të huaj, herë pas projekteve të Sorrosit, herë pas ‘Agjendës së Gjelbër’, e herë pas aventurës së Ballkanit të Hapur”, shkruan drejtori i AZGJ-së, Osmani.

Ai shton se sulmet e BDI-së për gjuhën nuk burojnë nga ndërgjegjja, por nga frika e humbjes së monopolit politik.

“Dje kërkuan shpëtimin te Menduh Thaçi, sot te Arben Taravari, nesër do trokasin edhe te Sasha apo te Gruevski. Në çdo derë troket BDI, përveç asaj të shqiptarëve”, shkruan më tej Granit Osmani.

Sipas drejtorit të Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës, Granit Osmani, populli tashmë e ka kuptuar këtë teatër politik dhe nuk bie më pre e lojërave të BDI-së, e cila ka humbur kredibilitetin në çdo komunë shqiptare.

“Vetëm ai që e ka tradhtuar gjuhën shqipe, ka nevojë ta përmendë pa pushim për të mbuluar fajin e vet. VLEN çdo ditë po kthen dinjitetin në secilën lagje dhe komunë. Prandaj paniku i BDI-së është i pashmangshëm, në Tetor do të marrë përgjigjen nga shqiptarët”, përfundon shkrimin e tij Granit Osmani.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

njihuni me fenomenin me te ri ne tregun e punes qe po demton punedhenesit dhe punonjesit 68b68c186b3ca
Lajmi i mëparshëm

Njihuni me fenomenin më të ri në tregun e punës që po dëmton punëdhënësit dhe punonjësit

KUVENDI I RMV
Lajmi i radhës

Kuvendi do të mbajë seancën e re të 67-të

Të fundit nga

ShkoLartë