drejtori i agjencise se barnave uron farmacistet me rastin e dites boterore te farmacisteve 68d504b917965

Drejtori i Agjencisë së Barnave uron farmacistët me rastin e Ditës Botërore të Farmacistëve

September 25, 2025
1 minut lexim

Shkup, 25 Shtator – Me rastin e Ditës Botërore të Farmacistëve, drejtori i Agjencisë së Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, M-r pharm. Sabri Aliti, ka shprehur mirënjohje dhe vlerësim të lartë për kontributin e farmacistëve në sistemin shëndetësor të vendit.

“Farmacistët janë një hallkë e pazëvendësueshme në zinxhirin e kujdesit shëndetësor. Ata ndërlidhin shkencën farmaceutike me nevojat e përditshme të pacientëve, duke siguruar përdorimin e drejtë dhe të sigurt të barnave, monitoruar efektet e tyre dhe këshilluar për ndërveprimet dhe efektet anësore,” thekson Aliti në urimin e tij.

Ai shtoi se në një kohë kur sistemi shëndetësor përballet me sfida të shumta – nga rritja e kërkesës për barna deri te zhvillimi i terapive inovative dhe nevoja për përdorim racional të tyre – roli i farmacistit bëhet edhe më i rëndësishëm.

Agjencia e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, sipas Alitit, mbetet e përkushtuar për të garantuar standarde të larta në cilësinë, sigurinë dhe efikasitetin e barnave, duke forcuar partneritetin me farmacistët si faktorë kyç në mbrojtjen e shëndetit publik.

“Shpreh mirënjohjen time për punën e palodhur të farmacistëve në të gjitha nivelet – në barnatoret e kujdesit parësor, barnatoret spitalore, depot e barnave, industrinë farmaceutike, fushën e rregullatorit, si dhe për të gjithë të punësuarit në Agjencinë e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore. Kontributi i tyre është themeli mbi të cilin ngrihet një sistem shëndetësor modern, i qëndrueshëm dhe i orientuar drejt pacientit,” përfundoi drejtori Aliti.

Urimi i tij mbyllet me mesazhin: “Urime Dita Botërore e Farmacistëve!”

Burimi: fol.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

qmk tre zjarre aktive kater jane nen kontroll 68d4feda7b549
Lajmi i mëparshëm

QMK: Tre zjarre aktive, katër janë nën kontroll

vlen me 19 tetor qytetaret flasin me nje ze dhe ky eshte numri 7 68d50b539922e
Lajmi i radhës

VLEN: Më 19 tetor, qytetarët flasin me NJË ZË, dhe ky është numri 7

Të fundit nga

Moti sot në Maqedoni

2 Shkup, 6 dhjetor – Sot vendi do të jetë nën ndikimin e motit të vranët në të gjithë territorin, i shoqëruar me reshje shiu. Sipas paralajmërimeve të Meteorologjisë (UHMK), reshjet do
ShkoLartë