drejtori hoxha ndan vetura per policet e lagjes 68f65f8e7a51d

Drejtori Hoxha ndan vetura për policët e lagjes

October 20, 2025
1 minut lexim

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, ka shpërndarë 19 vetura të reja hibride për policët e lagjes, si pjesë e përpjekjeve për të rritur efikasitetin dhe afërsinë e tyre me komunitetin.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se kjo iniciativë është në përputhje me objektivat e Strategjisë së Policimit të drejtuar nga Inteligjenca dhe Policimit në Bashkësi.

Kjo duke mundësuar reagim më të shpejtë dhe ofrim më të mirë të shërbimeve për qytetarët në të gjitha drejtoritë rajonale.

Sipas Policisë, ndarja e këtyre automjeteve përbën një hap konkret drejt forcimit të qasjes proaktive, rritjes së besueshmërisë dhe transparencës në raport me qytetarët.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

princi andrew hoqi dore nga titujt por hetimet per lidhjet e tij me epstein vazhdojne 68f65a6934b0d
Lajmi i mëparshëm

Princi Andrew hoqi dorë nga titujt, por hetimet për lidhjet e tij me Epstein vazhdojnë

kjo eshte dita me me fat e vjeshtes per kete vit 68f660bcb45a7
Lajmi i radhës

Kjo është dita më me fat e vjeshtës për këtë vit

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë