drame ne horizont kjo levizje e jennifer aniston po komentohet si hakmarrje ndaj angelina jolie 68c69651ea167

Dramë në horizont! Kjo lëvizje e Jennifer Aniston po komentohet si hakmarrje ndaj Angelina Jolie

September 14, 2025
1 minut lexim

Një emër i madh i kinematografisë europiane do t’i bashkohet sezonit të ri të serialit të suksesshëm “The Morning Show”, krah Jennifer Aniston dhe Reese Witherspoon: bëhet fjalë për aktoren franceze Marion Cotillard, e cila do të interpretojë një figurë të fuqishme të botës së medias.

Por, ndonëse talenti i Cotillard nuk vihet në dyshim, përzgjedhja e saj në këtë rol ka ndezur një teori intriguese të publikuar nga tabloidi britanik Daily Mail: pas kësaj zgjedhjeje fshihet një histori e vjetër, me përplasje të nënkuptuara mes Jennifer Aniston dhe Angelina Jolie, si dhe që Cotillard mund të jetë “asi nën mëngë” në një hakmarrje të vonuar.

Sipas artikullit, Cotillard është e vetmja grua për të cilën Angelina Jolie ka shfaqur ndonjëherë xhelozi, ndërsa ishte në një marrëdhënie me Brad Pitt. Gjatë xhirimeve të filmit “Allied” (2016), Jolie thuhet se kishte dyshime serioze për një afrimitet mes Pitt dhe koleges së tij, Marion Cotillard, çka u përfol se ndikoi në krisjen e martesës së tyre.

Një burim anonim për Daily Mail shprehet:

“Brad ishte i tërhequr nga eleganca dhe stili francez i Marion-it. Ajo është ndoshta gruaja që Angelina e urren më shumë se këdo tjetër. Ishte hera e vetme kur ajo tregoi hapur xhelozi. Situata ishte e tensionuar. Jolie e kishte ende të freskët mënyrën se si nisi romanca me Pitt gjatë xhirimeve të Mr. & Mrs. Smith, ndaj kishte frikë se historia po përsëritej.”

Mediat amerikane, si Page Six e New York Post, raportuan më herët se ndarja e Jolie dhe Pitt erdhi pas një përplasjeje të ashpër në një avion privat, zyrtarisht për arsye që lidhen me rritjen e fëmijëve. Por sipas burimeve të ndryshme, Jolie kishte punësuar një hetues privat për të ndjekur Pitt gjatë xhirimeve të Allied, pasi ka dyshuar për një lidhje me Cotillard. Aktorja franceze dhe partneri i saj, regjisori Guillaume Canet, i kanë mohuar kategorikisht këto zëra.

Ndërkohë, përfshirja e Cotillard në “The Morning Show” pritet të sjellë jo vetëm risi në serial, por edhe të rizgjojë interesin e publikut për dramën e vjetër hollivudiane.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

duam vendin tone perseri protesta kunder emigranteve ne londer 68c694438d5e4
Lajmi i mëparshëm

“Duam vendin tonë përsëri”, protesta kundër emigrantëve në Londër

kasami e mendova per kryearkitekt te tetoves por feti abazi do te jete kryetar i bogovines 68c69a7c73696
Lajmi i radhës

Kasami: E mendova për kryearkitekt të Tetovës por Feti Abazi do të jetë kryetar i Bogovinës

Të fundit nga

Si e “humbi” Trump Indinë?

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse indianët do t’i drejtohen Narendra Modit me pyetjen “kush e humbi Amerikën”,

Moti sot në Maqedoni

2 Shkup, 6 dhjetor – Sot vendi do të jetë nën ndikimin e motit të vranët në të gjithë territorin, i shoqëruar me reshje shiu. Sipas paralajmërimeve të Meteorologjisë (UHMK), reshjet do
ShkoLartë