dragash perfundon me sukses operacioni per largimin e arinjve nga zona e banuar 6918a68fc83ac

Dragash: Përfundon me sukses operacioni për largimin e arinjve nga zona e banuar

November 15, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka njoftuar sot përmes një postimi zyrtar se ekipet profesionale të Shoqatës “Dhí­a e Egër” kanë përfunduar me sukses aksionin për largimin e arinjve të cilët së fundi ishin vërejtur pranë fshatit Bellobrad.

Njoftimi, i cili i është adresuar komunës nga kryetari i shoqatës, Sherif Sylejmani, konfirmon se arinjtë janë zhvendosur jashtë zonës së banuar dhe janë drejtuar drejt maleve, duke siguruar ndërkohë edhe ushqim të mjaftueshëm për ta. Po ashtu, shoqata ka siguruar se situata është nën kontroll dhe se banorët nuk paraqesin më rrezik, shkruan IndeksOnline.

“Shpresojmë që në të ardhmen të mos paraqiten raste të tilla dhe që qetësia në fshat të vazhdojë pa pengesa”, thuhet më tej në komunikatën e shoqatës.

Kryetari Xheladini falënderoi shoqatën për bashkëpunimin dhe profesionalizmin, duke theksuar se institucionet do të vazhdojnë të mbajnë nën vëzhgim zonat malore për të parandaluar raste të ngjashme

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

hera e pare ne histori kinezet regjistrojne momentin kur supernova copeton yllin 6918a165cb509
Lajmi i mëparshëm

Hera e parë në histori, kinezët regjistrojnë momentin kur supernova copëton yllin

aktorja e njohur shfaqet ne publik per here te pare pas ndarjes nga jeta te bashkeshortit te saj 6918a7b4a21d5
Lajmi i radhës

Aktorja e njohur shfaqet në publik për herë të parë pas ndarjes nga jeta të bashkëshortit të saj

Të fundit nga

ShkoLartë