Dr. Shaqir Zulbeari, mjek specialist i Otorrinolaringologjisë (ORL) dhe ish-shef i Urgjencës, është emëruar zyrtarisht Drejtor i Qendrës së Shëndetit Publik – Tetovë.
Me një përvojë të gjatë dhe të dëshmuar në sistemin shëndetësor, Dr. Zulbeari merr këtë detyrë me përkushtim profesional, ndjenjë të lartë përgjegjësie dhe angazhim për avancimin e shëndetit publik, transparencën institucionale dhe bashkëpunimin korrekt me institucionet dhe faktorët relevantë.
Ai ka shprehur mirënjohje për besimin e dhënë nga Kryetari i LD dhe një nga liderët e Vlen, Izet Mexhiti, duke theksuar se pret bashkëpunim të ndërsjellë në funksion të interesit të qytetarëve dhe përmirësimit të shërbimeve shëndetësore publike.
Emërimi i Dr. Shaqir Zulbearit vlerësohet si një hap pozitiv drejt forcimit të kapaciteteve profesionale dhe menaxheriale të Qendrës së Shëndetit Publik në Tetovë.


