dpshtrr nga sot certifikata e aftesimit profesional perfshihet automatikisht ne lejen e drejtimit 68a4d27749916

DPSHTRR: Nga sot, Certifikata e Aftësimit Profesional përfshihet automatikisht në lejen e drejtimit

August 19, 2025
1 minut lexim

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor ka njoftuar sot drejtuesit e mjeteve se prej kësaj të marte, Certifikata e Aftësimit Profesional (CAP) përfshihet automatikisht në lejen e drejtimit.

Përmes një njoftimi për shtyp, DPSHTRR bën me dije se nga data 19 gusht 2025 fillon aplikimi i një risie të rëndësishme që thjeshton ndjeshëm procesin për të gjithë drejtuesit e mjeteve që zotërojnë Certifikatën e Aftësimit Profesional (CAP).

“Në zbatim të standardeve më të mira europiane, CAP nuk do të lëshohet më si një karton më vete, por do të përfshihet automatikisht në lejen e drejtimit, duke u pasqyruar si Kodi 95 në të njëjtin dokument”,-thuhet në njoftim.

Qytetarët nuk do të pajisen më me një karton të veçantë për CAP, dhe të gjitha të dhënat pasqyrohen në lejen e drejtimit, ku do të shënohet Kodi 95.

Gjithashtu, aplikimi dhe rinovimi do të bëhet sipas procedurave për pajisjen me CAP dhe do të pasqyrohet në lejen e drejtimit.

Ky hap përputhet me standardet e Bashkimit Evropian, ku Kodi 95, si kod unik për CAP-in, pasqyrohet në lejen e drejtimit, praktikë që ndiqet në disa vende të Bashkimit Evropian.

Aplikantët e rinj do të përfitojnë duke mos paguar më për kartonin CAP, ndërsa drejtuesit që rinovojnë shmangin kostot shtesë dhe mbajnë gjithçka në një dokument të vetëm.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

FLAMURI I MAQEDONISE
Lajmi i mëparshëm

Qeveria mori vendim për fillimin e aktiviteteve për vendosje të Qendrës resurse për mbështetje të zhvillimit të komunave

donnarumma te manchester city do te shkoje deri ne telin e fundit 68a4d2d567285
Lajmi i radhës

“Donnarumma te Manchester City do të shkojë deri në telin e fundit”

Të fundit nga

ShkoLartë