dphm nga java e ardhshme mengjese shume te ftohta dhe temperatura ditore nen zero 696113ad07c01

DPHM: Nga java e ardhshme mëngjese shumë të ftohta dhe temperatura ditore nën zero

January 9, 2026
1 minut lexim

Reshje të kohëpaskohshme të shiut dhe borës në viset më të ulëta dhe borë në viset më të larta dhe në male do të ketë nesër paradite, kur do të fryjë erë e matur deri e përforcuar jugore, mbi 60 kilometra në orë. Pasdite reshjet do të jenë vetëm me borë.

“Për shkak të zbritjes së masës më të ftohtë ajrore nga veriu, pasdite dhe gjatë natës reshjet çdokund do të jenë vetëm me borë. Reshje më të rrëmbyeshme do të ketë në pjesët perëndimore, me ç’rast shtresa e borës në male do të rritet për 20 cm, ndërsa në vendet e tjera prej 5 deri 10 centimetra”, kumtoi Drejtoria për punë hidrometeorologjike.

Sipas parashikimit të DPHM-së, reshje lokale të borës do të ketë edhe të dielën, kur do të fryjë erë e përforcuar veriore, që do të vazhdojë të fryjë edhe të hënën. Nga fillimi i javës së ardhshme vende-vende temperaturat e mëngjesit do të zbresin edhe nën -10 gradë, ndërsa të ditës do të përqendrohen nën zero.

Në SHkup nesër paradite do të ketë reshje të kohëpaskohshme të shiut dhe borës, të cialt pasdite dhe gjatë natës do të jenë vetëm me borë. Reshje lokale të borës do të ketë edhe të dielën, kur do të fryjë erë e përforcuar veriore.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

protesta nga e hena para drejtorise tatimore dap kumanove per shkak te takses retroaktive 696112de692e9
Lajmi i mëparshëm

Protesta nga e hëna para Drejtorisë Tatimore (DAP) Kumanovë, për shkak të taksës retroaktive

spak dergon per gjykim disa zyrtare per shkelje te barazise se pjesemarresve ne tendera mes tyre benet beci 696120b60e21c
Lajmi i radhës

SPAK dërgon për gjykim disa zyrtarë për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera, mes tyre Benet Beci

Të fundit nga

ShkoLartë