dosjet e sigurimit te shtetit studiuesit sigurimi krijoi nje sistem paralel represioni jashte ligjit 6a42785166c17

Dosjet e “Sigurimit të Shtetit”, studiuesit: Sigurimi krijoi një sistem paralel represioni jashtë ligjit

June 29, 2026
min lexim

Si ndërtohej figura e “armikut”? Si funksiononte aparati i survejimit dhe pse pasojat e këtij sistemi vazhdojnë të ndikojnë edhe sot? Këto ishin pyetjet që u ngritën sot në Konferencën Ndërkombëtare Shkencore “Aspekte të përndjekjes politike të ish-Sigurimit të Shtetit Shqiptar”, organizuar nga Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit.

Anëtarët sollën studime mbi mënyrën se si funksiononte Sigurimi i Shtetit, duke treguar si Autoriteti kaloi nga një strukturë e shpallur për mbrojtjen e sigurisë kombëtare në instrumentin kryesor të represionit politik dhe kontrollit të shoqërisë.

“Në 1966-1970, numri i inspektorëve u ul nga 2182 në 868, duke reflektuar ndryshimin e filozofisë drejt një infiltrimi më të thellë. Kishte struktura të posaçme”, tha Altin Hoxha.

Veprimtaria operative e Sigurimit nuk mbështetej mbi ligje të miratuara nga shteti, por mbi platforma sekrete të brendshme, duke krijuar një sistem paralel pushteti jashtë bazës ligjore, sipas studiuesve.

“Drejtoritë që ishin në Ministrinë e Punëve të Brendshme funksiononin në nivel inspektorësh, duke orientuar inspektorët për të mbuluar problemet që ndiqte qendra – agjitacion dhe propagandë. Në çdo degë të Punëve të Brendshme kishte 2-3 inspektorë për spiunazh”, tha Altin Hoxha.

Duke analizuar rolin e drejtuesve të degëve të Sigurimit, Gjergj Marku kërkoi zbardhjen e dosjeve dhe përfshirjen e të rinjve.

“Duhet që këta emra t’i themi, t’ua themi bijve tanë. Ne nuk duhet të heshtim asnjëherë për dokumentacionin e gjetur”, tha Gjergj Marku.

Megjithatë, pjesëmarrësit në konferencë pohuan sfidën me sigurimin e dokumenteve, disa prej të cilave nuk vihen në dispozicion.

“Në çdo vend, nuk është se arkiva të tilla janë lënë të paprekura. Në Gjermani, aksioni qytetar që inicioi hapjen e menjëhershme të arkivës sekrete ishte kur ata panë tymin te furrat e arkivës. A do të dekurajohemi ne nga kjo? Mendoj që jo, ka mjaftueshëm materiale që na bëjnë të vazhdojmë të punojmë. Ka shkolla mendimi që thonë se edhe mungesa e arkivës flet. Në studimin tonë të Tiranës, ne konstatuam mungesën e fondit të kontigjencës. Kjo flet për agjendë, fshehje apo fshirje të paligjshme. Kjo kërkon hetim”, tha Gentiana Sula.

Studimet që paraqitën studiuesit në konferencën dyditore tregojnë se modeli shqiptar zhvilloi forma veçanërisht të ashpra të kontrollit politik, të shtrira mbi të gjithë jetën shoqërore.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

haziri jemi pjese aktive e ndertimit te institucioneve 6a4277d2585e9
Lajmi i mëparshëm

Haziri: Jemi pjesë aktive e ndërtimit të institucioneve

obsh vapa ekstreme mund te kete shkaktuar mbi 1 300 vdekje shtese ne evrope 6a4278b348336
Lajmi i radhës

OBSH: Vapa ekstreme mund të ketë shkaktuar mbi 1.300 vdekje shtesë në Evropë

Të fundit nga

ShkoLartë