dosja partizani ne gjkko avokatet e jamarber malltezit kerkojne pavlefshmeri te akteve akuzat ndaj tij jane pa baza 68c7fb83e5e45

Dosja “Partizani” në GJKKO, avokatët e Jamarbër Malltezit kërkojnë pavlefshmëri të akteve: Akuzat ndaj tij janë pa baza

September 15, 2025
1 minut lexim

Ka nisur sot në Gjykatën e Posaçme seanca për dosjen “Partizani”, ndaj Sali Berishës dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi.

Berisha nuk u paraqit sot në seancë ndërsa u shpreh më herët se vendimi për të qenë ose jo në seanca, do të varet nga ajo që do t’i propozojnë avokatët e tij.

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha e cila po ndjek nga afër procesin, bën me dije se Malltezi mori pjesë në seancën ndaj tij, ku përmes avokatëve kërkoi pavlefshmëri absolute të akteve, duke theksuar se akuzat ndaj tij janë pa bazë ligjore.

Ndërkohë Malltezi ka kërkuar praninë e medias për të ndjekur procesin

“Të sjellin kamerat dhe të filmojnë çdo zhvillim të procesit gjyqësor”, tha ai.

“Kërkojmë pavlefshmëri absolute të akteve, akuza e Malltezit pa asnjë bazë ligjore. Malltezi akuzohet për 2 vepra penale: korrupsioni pasiv, nuk ka lidhje fare me të, Malltezi nuk ka patur kurrë funksion të tillë. Akuza e dytë e pastrimit të produkteve të veprës penale, që gjithashtu nuk ka të bëjë fare.

Kërkojmë gjithashtu pavlefshmëri të vendimeve gjyqësore të marra gjatë hetimeve paraprake, të marra nga një person që nuk ka as titullin magjistratë”, kanë deklaruar avokatët e tij.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mbi 400 asistente te punesuar per femijet me nevoja te vecanta por nuk jane te mjaftueshem 68c7fae54a90f
Lajmi i mëparshëm

​Mbi 400 asistentë të punësuar për fëmijët me nevoja të veçanta por nuk janë të mjaftueshëm

akuzoheshin per spiunazh per kinen prokuroria shpall te pafajshem dy shtetas britanike 68c7fbf337f27
Lajmi i radhës

Akuzoheshin për spiunazh për Kinën, Prokuroria shpall të pafajshëm dy shtetas britanikë

Të fundit nga

ShkoLartë