dosja epstein trump firmosa projektligjin do zbulohen lidhjet me demokratet 691f2104052a9

Dosja Epstein/ Trump: Firmosa projektligjin, do zbulohen lidhjet me demokratët

November 20, 2025
1 minut lexim

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se e kishte nënshkruar projektligjin që urdhëron publikimin e dosjes së ish-financierit abuzues, Jeffrey Epstein, nga ana e departamentit të drejtësisë. Projektligji I kërkon autoriteteve të publikojnë të gjitha informacionet lidhur me hetimet 30 ditore për Epstein, edhe pse disa prej tyre mund të mos zbulohen nëse lidhen me ndonjë hetim aktiv apo nëse vlerësohet se shkelin privatësinë personale.



Kongresi i dha dritën jeshile projektligjit, pasi Trump ndryshoi qëndrim dhe u kërkoi ligjvënësve ta mbështesin mes trysnisë në rritje nga bashkëpunëtorë të tij. presidenti e cilëson çështjen si një mashtrim demokrat që synon të devijojë vëmendjen nga puna e kësaj partie.

“Ndoshta e vërteta rreth këtyre demokratëve dhe lidhjeve të tyre me Jeffrey Epstein do të zbulohet së shpejti, sepse unë sapo kam nënshkruar projektligjin për të publikuar Dosjet Epstein”, tha Donald Trump.

Dosjet e Epstein që do të publikohen sipas legjislacionit përfshijnë dokumente nga hetimet penale ndaj financiarit, mes të cilave transkripte intervistash me viktima dhe dëshmitarë, si dhe materiale të sekuestruara gjatë bastisjeve në pronat e tij.

Këto dosje janë të ndryshme nga mbi 20,000 faqet e dokumenteve nga prona e Epstein-it që Kongresi publikoi javën e kaluar, duke përfshirë disa që përmendin drejtpërdrejt Trump-in. Ndër to janë mesazhe të vitit 2018 nga Epstein, në të cilat ai thoshte për Trump-in:

“Unë jam ai që mund ta rrëzojë” dhe “ë di sa i ndyrë është Donald-i”.Trump ishte mik i Epstein-it për vite me radhë, por presidenti ka thënë se u larguan nga njëri-tjetri në fillim të viteve 2000, dy vjet para se Epstein të arrestohej për herë të parë.

Trump ka mohuar në mënyrë të vazhdueshme çdo shkelje në lidhje me Epstein duke thënë se ky ishte një problem i demokratëve.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

novosela nen uje ushtria nis largimin e ujit dhe evakuimin e banoreve 691f1fd36354e
Lajmi i mëparshëm

Novosela nën ujë, ushtria nis largimin e ujit dhe evakuimin e banorëve

30 vjet unicef ne kosove perparim sfida dhe thirrje per veprim 691f21ee831b0
Lajmi i radhës

30 vjet UNICEF në Kosovë: Përparim, sfida dhe thirrje për veprim

Të fundit nga

ShkoLartë